AKTUALE

BDI: Përbuzja ndaj zërit të shqiptarëve – një praktikë e vjetër, një gabim i madh

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim i bëjnë thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski, që, siç thonë ata, të tërhiqet plotësisht nga “axhenda për të zhvlerësuar Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe për të prishur themelet e Marrëveshjes së Ohrit”, përcjell TV21. Nga BDI thonë se “shqiptarët, një popull me një histori të gjatë qëndrese dhe sakrifice, nuk do të heshtin përballë përpjekjeve për të zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit dhe për të minuar arritjet që garantojnë barazinë dhe drejtësinë në këtë vend”.

“Përbuzja ndaj zërit të shqiptarëve – një praktikë e vjetër, një gabim i madh Gjatë periudhave më të errëta të regjimeve jugosllave, çdo zë i shqiptarëve, qoftë për drejtësi, barazi apo të drejtat e tyre themelore, trajtohej me ironi, sarkazëm dhe përbuzje. Pas këtyre qëndrimeve cinike, gjithmonë vinin kërcënimet, dhe përpjekjet për t’i shtypur ato zëra të drejtë. Historia dëshmon se këto metoda jo vetëm që nuk i kanë ndalur shqiptarët, por kanë forcuar qëndresën dhe vendosmërinë e tyre për të luftuar për drejtësi dhe barazi. Gjithmonë, këto qasje të padrejta ndaj shqiptarëve kanë qenë të dizajnuara në Beograd, të zbatuara përmes aparatit shtetëror në Shkup dhe shpesh të mbuluara me disa figura shqiptare marioneta, të cilat kanë shërbyer si fasadë për këto politika. E njëjta skemë po përsëritet edhe sot. Afërsia e rrezikshme mes kësaj qeverie jolegjitime dhe Beogradit është e dukshme, e manifestuar në emërimin e një figure si Stoilkovic – një instrument i Putinit dhe Vulin-it – si Zëvendëskryeministër për marrëdhëniet ndëretnike. Për më tepër, disa politikanë shqiptarë të diskredituar dhe të refuzuar nga populli i tyre si në zgjedhjet Presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare po përdoren si mburojë për këto veprime antishqiptare dhe për të zhvlerësuar zërin e shqiptarëve. Është e qartë se këto përpjekje për të shtypur dhe përçmuar shqetësimet legjitime të shqiptarëve nuk janë vetëm të padrejta, por edhe të rrezikshme për stabilitetin dhe të ardhmen e vendit”, thonë nga BDI.

Related posts

Mitreski: Do të propozojmë ndryshime në ligjin për arsimin e lartë, të gjithë të punësuarit do të kenë rritje të pagave

Gjyla Halili

Zgjerimi i Frontit Europian, Osmani: Historike!

Gjyla Halili

Lloga: Mos respektimi i еmrit kushtetues nga Siljanovska e bën NUL

Gjyla Halili