Krenar Lloga akuzoi pushtetin s epo tentojnë siç thotë, të mjegullojnë dhe normalizojnë idenë se se do të hiqen vetëm 3-4 nene nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve që Lloga thotë se, këto nene përbëjnë vetë thelbin e ligjit, i cili garanton përdorimin e gjuhës shqipe, përcjell TV21. Lloga tha se, Gjykata Kushtetuese duhet ta kuptojë se Kushtetuta nuk është thjesht një akt juridik, por edhe akt politik, ekonomik dhe shoqëror, që reflekton realitetin multietnik të vendit, që siç thotë, vendimet që anashkalojnë këtë realitet, sjellin asoja të rënda në unitetin dhe stabilitetin e shtetit
“Nënvetëdija i tradhtoi Mickoskin dhe partnerët e tij humbës-shqiptarë. E gjithë kjo përpjekje disa mujore synon të mjegullojë dhe normalizojë idenë se do të hiqen vetëm 3-4 nene nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, duke lënë të kuptohet se ligji do të mbetet i paprekur. Në të vërtetë, këto nene përbëjnë vetë thelbin e ligjit, i cili garanton përdorimin e gjuhës shqipe.
VMRO ka kërkuar nga njëri prej kuadrove të saj, Kostandinovski – një individ që, sipas kritikëve, ka arritur në Gjykatën Kushtetuese jo për profesionalizëm, por për servilizëm – të shtyje abrogimin e dispozitave kyçe të ligjit.
Objektivi është të fshihet referenca specifike “gjuha shqipe”, me arsyetimin se të gjitha gjuhët që arrijnë 20% të popullsisë kanë të njëjtin status. Kjo qasje nënvlerëson realitetin demografik dhe është konsideruar një gabim i qëllimshëm interpretimi.
Konkretisht:
1. Përdorimi i gjuhës shqipe në gjykata: Pretendohet se Komisioni i Venecias ka rekomanduar kufizimin e saj, por në fakt ky organ ka theksuar vetëm implikimet financiare dhe teknike, pa kundërshtuar përdorimin e saj. Ky interpretim i njëanshëm për aspektet financiare është tejkalim i kometencave të Komisionit të Venecias
. Kartëmonedhat dhe monedhat me simbole të bashkësive prej 20%: Eliminimi i këtij neni do të shënonte një mohim të dukshëm të diversitetit kulturor dhe të përfaqësimit të barabartë në simbolet shtetërore.
3. Përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit shtetëror, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, entet dhe organizatat… : Ky nen është kritikuar si “jo preciz” dhe pa logjikë juridike, një akuzë që më shumë pasqyron mungesën e vullnetit politik sesa ndonjë problem real me formulimin.
Këto zhvillime ngrejnë shqetësime të mëdha për të ardhmen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet dhe sidomos Gjykata Kushtetuese duhet të kuptojnë se Kushtetuta nuk është thjesht një akt juridik, por edhe akt politik, ekonomik dhe shoqëror, që reflekton realitetin multietnik të vendit. Çdo vendim që anashkalon këtë realitet mund të ketë pasoja të rënda në unitetin dhe stabilitetin e shtetit.
Përfundimi
Ndër vite paradigma e veprimit të klasës politike maqedonase ndaj shqiptarëve ka qenë se “ne nuk mund t’i ndalojmë plotësisht të arrijnë atë që u takon, por t’ua zvarrisim. Atë që bëhet për 1 vit, t’ua bëjmë të lodhshme për 10 apo 20 vjet; ose të dorëzohen, ose t’ua riciklojmë.”
Të nderuar, ka ardhur një gjeneratë shqiptare që do t’ju çojë atje ku keni dëshirë të na çoni”, ka shkruar Lloga.