AKTUALE

BDI mblidhet të hënën: “Vendime mbi hapat e mëtejshëm për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin”

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmjen e kaluar pati një mbledhje të kryesisë së ngushtë, që siç kanë bërë të ditur, është diskutuar për seancën e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Gjuhët që do të mbahet më 11 dhjetor, përcjell TV21. BDI thotë se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria që BDI e quan jolegjitime dhe shtoi se, këto përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit. Në këtë takim u mor vendim që të hënën të thirret organi më i lartë i parties që siç thonë, për të marrë vendime mbi hapat e mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin.

“Mbrëmë, Kryesia e Ngushtë e Bashkimit Demokratik për Integrim u mblodh për të vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar nga seanca e planifikuar e Gjykatës Kushtetuese në 11 Dhjetor , që synon të shfuqizojë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe, nëpërmjet kësaj, të çmontojë Marrëveshjen Paqësore të Ohrit dhe paqen që ajo ka ndërtuar.

Kryesia e Ngushtë vlerëson se këto veprime janë pjesë e një fushate të orkestruar nga qeveria jolegjitime dhe përbëjnë kërcënim serioz për stabilitetin e vendit dhe harmoninë ndëretnike. Përballë kësaj situate të papranueshme, Kryesia e Ngushtë vendosi që të thërrasë organin më të lartë të partisë të hënën, për të marrë vendime mbi hapat e mëtejshëm dhe për të përcaktuar masat konkrete për të parandaluar përpjekjet e qeverisë për të destabilizuar vendin.

Njëkohësisht, edhe një herë i bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë plan monstruoz dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm të ndalin këtë çmenduri, pasi pasojat do të jenë të paimagjinueshme.

Related posts

Hajredin Kuçi del para Gjykatës Speciale

Gjyla Halili

Kryetari Dehari i përgjigjet Ministrit Limani: Kot e keni ju, z.Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Gjyla Halili

Reagon Forumi Shqiptar: Të gjitha prokuroritë janë aty për të na montuar procese politike, kurrë për të na mbrojtur!

Gjyla Halili