AKTUALE

Ahmeti me 12 dhjetorë në Gostivar, Xhaferi paralajmëron pritje dinjitoze

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të takojë aktivistët po edhe qytetarët e Gostivarit më 12 dhjetorë. Këtë njoftim e ka dhënë kryetari i degës, Valdet Xhaferi.

Paralajmëron organizim dinjitoz.

Njoftimi i plotë:

LIDERI z.Ali Ahmeti me 12 dhejtor vjen në Gostivar
Të enjten e ardhëshme, me datë 12 dhjetor në Gostivar do të qëndron lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti.
Për këtë qëllim, kryesia e degës së BDI-së në Gostivar, realizoi takim me strukturat partiake, për të patur një organizim sa më dinjitoz.
Në shërbim të mbarëvajtjes së takimit me liderin Ahmeti, paraprakisht, kryesia e degës realizoi takime me drejtuesit e të gjitha këshillave vendore.
Takimi i liderit të BDI-së, z. Ali Ahmeti do të mbahet në Restorant “Royal Palace”, me 12 dhjetor me fillim prej ora 19:00. Ftohen për pjesëmarrje të gjithë qytetarët e Gostivarit me rrethinë.

Banner

Related posts

Ahmeti në 30 vjetorin e themelimit: UÇK-ja sublim i luftës së popullit shqiptar për liri

Gjyla Halili

25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit: Koha për barazi reale dhe model të ri politik

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep

Gjyla Halili