AKTUALE

DELEGACIONI I BFI-së MORI PJESË NË SEMINAR NË PRIZREN

Më 3-4 dhjetor, një delegacion i BFI-së i udhëhequr nga mr. Seadin Bilali në shoqërinë e imamëve boshnjakë mori pjesë në seminar në Prizren të organizuar nga Riaseti i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe sektori i diasporës së Bosnjës. Seminari kishte një rëndësi të madhe për imamët boshnjakë nga rajoni, pasi fillimisht imamët u njohën me njëri-tjetrin dhe fituan përvoja të reja.
Seminari u hap nga përfaqësues të sektorit të diasporës të Riasetit të Bosnjës, ndërsa më pas të pranishmëve iu drejtua kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Ef. Sahiti. Fjalim pati edhe mr. Seadin Bilali, përfaqësues i Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryeimami i Prizrenit Orhan ef. Besimaj priti përfaqësuesin e BFI-së, mr. Seadin Bilali, ku diskutuan në një atmosferë vëllazërore për jetën e myslimanëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Banner

Related posts

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin

Gjyla Halili

Ramiz Lladrovci: Japonia dhe miqësia me Amerikën

Gjyla Halili

Shkëlqeu tek Antwerp, Muja pjesë e formacionit të javës në Belgjikë

admin