Në matematikë nga 58 vende, nxënësit tanë janë në vendin e 44-të. Në shkenca natyrore jemi tre vende më poshtë, gjegjësisht në vendin e 47-të. Këto janë rezultatet e testimit të fundit ndërkombëtar TIMSS që u realizua në vitin 2023, për herë të pestë në vendin tonë. U testuan nxënësit e klasës së katërt, në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe dhe për herë të parë në mënyrë elektronike.
Edhe ky studim krahasues ndërkombëtar tregoi se sistemi ynë edukativo-arsimor ka nevojë për ndryshime të mëdha, në mënyrë që nxënësit tanë të përmirësojnë njohuritë e tyre. Prandaj, veprojmë në të gjitha segmentet e arsimit, duke filluar nga arsimi fillor gradualisht dhe në konsultim me të gjitha palët e interesuara.
Kemi paralajmëruar dhe në një numër të madh të shkollave po realizojmë qëndrimin e zgjatur në shkollë, si mundësi për më shumë aktivitete mësimore dhe jashtë mësimore përvetësim më të mirë të materialit, përvetësim të aftësive të reja, zhvillim interesash. Nëpërmjet procesit të optimizimit, ndërtojmë rrjet efiçent shkollor që do të çojë në suksesin më të mirë të nxënësve me përdorimin racional të burimeve. Po reformojmë arsimin e mesëm -gjimnaz , po zgjerojmë konceptin e arsimit dual si dhe po zhvillojmë qendra të reja rajonale për arsim profesional dhe trajnim. Mësimdhënësit vazhdojnë me trajnime serioze, sepse ata janë themeli i të gjithë sistemit edukativo-arsimor.
Përmirësimi i rezultateve të shtetit në testimet ndërkombëtare do të vijë vetëm si rezultat i përmirësimi real të cilësisë i të gjithë sistemit edukativo-arsimor dhe jemi duke punuar vazhdimisht për këtë.
TIMSS (Trends International Mathematics and Science Study) është studim ndërkombëtar në të cilin maten arritjet e nxënësve në matematikë dhe në grupin e lëndëve natyrore (shkenca natyrore, fizikë, kimi, biologji), si dhe faktorët të cilët ndikojnë në ato arritje.
Në nivel ndërkombëtar, Singapori mban vendin e parë në matematikë poashtu edhe në shkencë.