AKTUALE

U MBAJT MBLEDHJA E RREGULLT E RIJASETIT TË BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV-së

Sot, 3 dhjetor (e martë), në hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, u mbajt mbledhja e rregullt e Rijasetit të BFI e RMV-së, e konvokuar nga Reisul Ulmema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, ku në të cilën morrën pjesë të gjithë anëtarët e Rijasetit si dhe drejtorët e shërbimeve pranë Rijasetit të BFI e RMV.

Mbledhja të cilën e hapi kryesuesi i saj, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, filloi me lexim Kur’ani nga drejtori i sektorit për shkencë dhe kulturë, Mr. Musanif ef. Rufati

Fillimisht, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, pasiqë përshëndeti të pranishmit dhe menjiherë propozoi rendin e ditës me sa vijon:

Në këtë mbledhje, pas miratimit të97 procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Rijaseti debatoi në bazë të pikave të rendit të ditës, me sa vijon:

1. Jeni Xhamia në Manastir
2. Vendimi i KMSH Për Zgjedhjen e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup
3. Kremtimi i 40 Vjetorit të Themelimit të SHMI Medreseja “ISA BEU” – Shkup
4. Të ndryshme

1. Jeni Xhamia në Manastir
Javën që lamë pas, popullata Myslimane e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u gdhi me një lajm tronditës dhe tejet irritues ku në mënyrë tinzare, me një vendim të pavend të drejtorit të Muzeut të Manastirit, Xhamia V Shekullore “Jeni Xhamia”, e cila është sekuestruar nga shteti me pa të drejtë, të konvertohet nga galeri në “Muze i Trashëgimisë Kulturore të Krishtere dhe Islame”.

Nisur nga kjo, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Rijaseti i BFI – së, përpos reagimeve të ndryshme në formë të shkruar dhe elektronike, unanimisht rivendosën edhe një herë se Jeni Xhamia, as në të kaluarën as sot dhe as në të ardhmen nuk guxon të tjetërsohet por ti kthehet funksionit burimorë të shërbimit të saj si Xhami për Muslimanët e qytetit të Manastirit si dhe pronësia ti kthehet pronarit të vetëm me të drejtë, Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së.

Me propozim të Reisul Ulemasë, u vendos që të formohet komision i posaçëm, i cili do të realizojë kontakte me strukturat më të larta shtetërore, ku temë diskutimi do të jetë Jeni Xhamia në Manastir, Orta Xhamia në Strumicë, Husamedin Pasha në Shtip, Xhamia e Çarshisë në Prilep, Xhamia në Tabanoc të Kumanovës si dhe shum xhami dhe prona tjera të cilat janë asete të çmuara dhe të paprekshme të trashëgimisë kulturore Islame.

Me këtë vendim, Rijaseti i BFI e RMV – së edhe njëherë dëshmon se nuk lejon assesi aneksimin e asnjë pëllëmbe të vakufit të besimtarëve Myslimanë të këtij nënqielli.

2. Vendimi i KMSH Për Zgjedhjen e Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup
Më 27 nëntor 2024, komisioni zgjedhor i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, pas përmbushjes së kushteve juridiko-administrative, arriti me sukses të realizojë zgjedhje të lira dhe demokratike mbi zgjedhjen e Dekanit të ri të Fakulteti të Shkencave Islame – Shkup, ku rezultati përcaktoi që dekani i ri në tre vjeçarin e ardhshëm të jetë Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi. Me këtë rast, Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV – së me vota unanime miratoi vendimin e këtij institucioni të lartë akademik, duke i dëshiruar suksese dekanit të ri në zhvillimin dhe avancimin e këtij institucioni në arenën akademike.

3. Kremtimi i 40 Vjetorit të Themelimit të SHMI Medreseja “ISA BEU” – Shkup
Reisul Ulema i BFI e RMV – së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, pasiqë e parashtroi si pikë të rendit të ditës, u ndal për të folur mbi historikun, vlerën dhe trashëgiminë e SHMI Medreseja “Isa Beu” si bartëse e misionit të edukimit dhe arsimit Islam.
Më pas, Drejtori i përgjithshëm i SHMI Medreseja “Isa Beu”, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit Organizativ, foli në mënyrë të detajuar mbi parapërgatitjet dhe përmbajtjen e programit duke theksuar se na pret një eveniment i jashtzakonshëm i cili në mënyrën më të bukur të mundshme do të pasqyrojë 40 vite sakrificë, përkushtim dhe besim.

4. Të ndryshme
Në këtë pikë, u diskutua mbi parapërgatitjet e Haxhit 2025, ku në emër të komisionit qendrorë të Haxhit 2025, në mënyrë të detajuar, koncize dhe precize mbi ecurinë e zhvillimeve në rafshin administrativ dhe civil, raportoi shefi i kabinetit të Reisul Ulemasë, Dr. Abdulkerim Iseni.

Pas përfundimit të pikave të rendit të ditës dhe miratimit unanim të vendimeve të shtruara në votim, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i falenderoi të gjith anëtarët e pranishëm në këtë mbledhje duke ju dëshiruar suksese në detyrat me të cilat janë të angazhuar.

Zoti ju bekoftë!

Related posts

VATRA REAGON NDAJ PRESIDENTIT TË LOBIMIT SERB NË UASHINGTON NENAD VUKOVIÇ

Gjyla Halili

KRRE-ja publikon çmimet e reja të derivateve të naftës

admin

Fondi për Inovacion dhe zhvillim teknologjik mundësi të reja për studentët, Drejtori Halili: Bëhuni pjesë e storjes së suksesit

admin