AKTUALE

Zv. Kryeministri Gjeloshaj i ftuar në lutjet e mëngjesit në Uashington

Zv. Kryeministri dhe ministri i ekonomisë në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj është ftuar në lutjet e mëngjesit që do të mbahen në fillim të shkurtit në Uashington.

“Lutjet e Mëngjesit, që vitin e ardhshëm do të bashkojë liderët dhe përfaqësuesit më të lartë politik, shoqëror dhe ekonomik nga më shumë se 140 shtete të botës, me praninë e Presidentit të SHBA-së dhe anëtarëve të Kongresit Amerikan, do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja dhe për të konfirmuar aleancën dhe partneritetin tonë të thellë dhe të përjetshëm”- ka theksuar Gjeloshaj.
Ja postimi i plotë:

Është një nder i madh për mua që, tashmë tradicionalisht, nga adresat më të larta të Kongresit Amerikan, kam fituar ftesë që së bashku me bashkëshortën time të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, që do të mbahet në fillim të shkurtit në Uashington.🇺🇸

🤝 Ftesat e vazhdueshme dhe të përvitshme nga majat e skenës politike dhe shoqërore amerikane kanë shumë domethënie për mua, sepse kjo është konfirmim dhe dëshmi e përkushtimit tim të sinqertë dhe demokratik ndaj vlerave amerikane dhe properëndimore.
↪️ Lutjet e Mëngjesit, që vitin e ardhshëm do të bashkojë liderët dhe përfaqësuesit më të lartë politik, shoqëror dhe ekonomik nga më shumë se 140 shtete të botës, me praninë e Presidentit të SHBA-së dhe anëtarëve të Kongresit Amerikan, do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja dhe për të konfirmuar aleancën dhe partneritetin tonë të thellë dhe të përjetshëm!

Nik Gjeloshaj,
Zëvendëskryeministër për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik
_____

Related posts

MPB: Votimi në përgjithësi po zhvillohet qetë dhe pa probleme, nuk janë regjistruar shkelje të rendit dhe qetësisë publike

Gjyla Halili

Mot me diell, temperaturat deri në 16 gradë

Gjyla Halili

“Lista e zezë” amerikane, Ageler: Do të shtohen emra të rinj

Gjyla Halili