AKTUALE

28 Nëntori, Bekteshi: U arrestuan shqiptarët ndërsa nuk u ndërmorr asnjë masë ndaj policit maqedonas

Banner

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha se qytetarët shqiptar u privuan nga festa dinjitoze për Ditën e Flamurit.

“Qytetarët u privuan nga festa e 28 Nëntorit. I pamë pamjet se policia ka ndaluar festën e shqiptarëve tutje urës së gurit. Ne jemi popull shtetformues këtu, jemi 30 për qind, dhe nuk mund të ndalohet festa e një populli. Nuk e ndalon asnjë shtet, as vendet më të mëdha diçka të tillë, e po e ndalon vendi ynë”, tha Bekteshi.

Bekteshi shtoi se qytetarët që kanë festuar kanë hasur në vazhdimësi pengesa nga policia.

“Ka veprime selektive. Shqiptarët i arrestuan, një fëmije të mitur i jepet 8 ditë paraburgim, mirëpo nuk i shqiptohet asnjë masë diciplinore policit i cili e hodhi në toke flamurin shqiptar, ndaj tij nuk janë marrë masa. Këto institucionet janë bërë për dikend nënë e për dikë njerkë”, tha Bekteshi. /tvklan.mk

Banner

Related posts

Pritje lamtumirëse e ambasadorit japonez Ocuka: Shpreh respektin tim të thellë për këtë vend, shpresoj të forcoj investimet nga Japonia

Gjyla Halili

Danella Arsovska shkarkoi drejtorët e BDI-së në Qytetin e Shkupit

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Shqiptarët në shëndetësi, nga kontrate në vepër në vendime të përhershme! Gjithsej 750 transformime!

Gjyla Halili