AKTUALE

” ZOTI NA KA KRIJUAR TË JETOJMË NË NJË SHTET TË PËRBASHKËT”

Banner

Krerët e bashkësive fetare me qëndrim të përbashkët

Të hënën më 02.12.20024, të gjithë krerët e bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut u mblodhën në selinë e KOM dhe dolën me qëndrim të përbashkët ku edhe nënshkruan kumtesën në të cilën bëjnë thirrje për tolerancë dhe bashkëjetesë. me qëllim që tu paraprijnë veprimeve të dhunshme e të pakontrolluara që kanë për qëllim të krijojnë ndasi mes qytetarëve të RMV-së.
Kumtesën e nënshkruan Arhepiskopi i Ohrit dhe Maqedonisë z. Stefani, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Biskupi i Shkupit dhe Eparku i Strumicës – Shkupit Kiro Stojanov, Superintendent i Kishës Evangeliste metodiste Marjan Dimov dhe Kryetari i Bashkësisë Hebraike Pepo Levi.
Në këtë kumtesë thuhet:

“Të jetosh në një shoqëri multikulturore është bekim i madh. Takimi me kultura të ndryshme sjell mundësi për fisnikërimin e shpirtit të njeriut dhe rrit kreativitetin e gjithë shoqërisë. Zoti na ka dhënë të jetojmë në një shtet të përbashkët. Prandaj, ne, krerët e Kishës Ortodokse Maqedonase- Arkipeshkia e Ohrit, Bashkësisë Fetare Islame, Kishës Katolike, Kishës Evangjeliste Metodike dhe Bashkësisë Hebraike, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos bien pre e përpjekjeve të caktuara për të prishur bashkëjetesën, por të gjithë së bashku të mbështesim njëri tjetrin, ta thellojmë solidaritetin dhe ta ruajmë respektin ndaj njëri tjetrit, ndaj simboleve të atdheut tonë dhe simbolet e gjitha komuniteteve në këtë vend”.

Banner

Related posts

Shqipëria renditet e treta në Europë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, në raport me të ardhurat

admin

Arbër Ademi falenderon Ali Ahmetin: Do të punojë me nder dhe më fuqishëm për forcimin dhe avancimin e mëtejshëm të BDI-së

Gjyla Halili

Gashi në seancën e PABSEK-ut: Parlamentet janë mbrojtës të vlerave që i tejkalojnë kufijtë kombëtarë

Gjyla Halili