AKTUALE

Deri në fund të këtij muaji, duhet të bëhet pagesa e K-15, ja sa para do të marrin të punësuarit

Banner

Regresi për pushim vjetor këtë vit do ta marrin të gjithë, si punëtorët në sektorin privat ashtu edhe ata në sektorin publik.
Mbi 84 mijë të punësuar në administratë do të marrin nga 11 mijë denarë K-15.

Për të punësuarit në sektorin privat, K-15 këtë vit do të jetë rreth 16.800 denarë, ose 40% e pagës mesatare të paguar gjatë tre muajve të fundit.

Pagesa duhet të realizohet deri në fund të vitit, ndërsa ligjërisht mund të fillojë të paguhet nga muaji maj.

Kushti për pagesën e K-15 është që punëtori të ketë punuar të paktën gjashtë muaj gjatë vitit kalendarik tek i njëjti punëdhënës.
K-15 u takon edhe atyre punëtorëve që kanë ndërruar punën, nëse më parë kanë punuar pandërprerë gjashtë muaj në të njëjtën kompani.

Për punëdhënësit që nuk do t’u paguajnë punonjësve të tyre regresin për pushime vjetore, Ligji parashikon një gjobë deri në 4.000 euro, nga të cilat 2.000 deri në 3.000 euro për kompaninë dhe 500 deri në 1.000 euro për personin përgjegjës në të.

Banner

Related posts

Xhaferi në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Gjyla Halili

Mexhiti:Jemi të përgatitur që të ballafaqohemime sfidat në mjedisin jetësor

Gjyla Halili

Pakot e Vitit të Ri për fëmijë nën llupën e AUV-së, u realizuan 262 kontrolle!/Zhurnal.mk

Gjyla Halili