AKTUALE

Blerim Hyseni: Nata e mbrëmshme në Kumanovë nuk ka ndodhur as në vitin 2001

Analisti Blerim Hyseni ka reaguar ndaj zjarrvënies së mbrëmshme në Kumanovë.

“Nata e mbrëmshme në Kumanovë nuk ka ndodhur as në vitin 2001 kur lufta zhvillohej me pak se 10 km largësi!

Dikush po luan me zjarr! Sjelljet e Kryetarit të Komunës kanë filluar të reflektohet në teren!

Nëse brenda 24 orësh MPB nuk zbulon autorët dhe qellimet e tyre atëherë për çfarë sigurie mund të flasim! Kumanova jo njëherë ka dëshmuar se është përdor si mish për top, janë bërë eksperimente nga më të ndryshmet, ashtu siç ka dëshmuar se në momente të caktuara ka ruajt paqen ndëretnike!” shkruan Blerim Hyseni në Facebook.

Banner

Related posts

Mexhiti: BDI nuk ka kauzë për protesta dhe destabilizime

Gjyla Halili

Bajram Rexhepi prezanton platformën e re të raportimit: Qytetarët e Tetovës do të marrin përgjigje për problemet komunale brenda 48 orëve

Gjyla Halili

10 vjetori i fitores historike të Kërçovës – Dehari simbol i unifikimit të Bdi-së

admin