AKTUALE

ASH – Sela: Fatmir Limani “rehaton” familjarët në MEPSO dhe ESM

Kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarë ndaj ministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmir Limani duke e akuzuar se po rahaton me punësime familjarët e tij.

“Nepotizmi dhe partizimi i institucioneve shtetërore dhe publike është agjenda kryesore e funksionarëve të koalicionit VLEN. Që në muajt e parë të marjes së posteve, ata janë angazhuar që të rahatojnë familjarët e tyre të afërt.

Ministri i Politikës Sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani, nga Lëvizja Besa, pjesë e koalicionit VLEN, prioritet ka pasur sistematizimin e familjarëve të tij në ndërmarjet shtetërore energjetike. Tre prej tyre i ka punësuar në dy ndërmarjet më të fuqishme në vend, MEPSO dhe ESM. Në ndërmarjen MEPSO, Limani i ka punësuar vëllaun, Dashmir Limani dhe vajzën, Besa Limani, ndërsa në ESM e ka punësuar dhëndrin e tij, Mërgim Dani. Kujtojmë se paraprakisht Limani, edhe pas marjes së postit kishte mbajtur vëllaun e tij si drejtor të Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Kërçovë dhe e shkarkoi atë vetëm pas denoncimit publik.

Këto veprime të funksionarëve të VLEN-it tregojnë qartë arsyet e heshtjes së tyre ndaj veprimeve antishqiptare të Qeverisë, ndaj heqjes së përkatësisë etnike dhe largimit të shqiptarëve nga institucionet shtetërore dhe vendet e tyte të punës” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Related posts

Makron-Pendarovskit: Marrëveshja me Fronteksin ëshë dëshmi se në BE respektohet gjuha dhe identiteti maqedonas

admin

Tani për tani ka vetëm një mënyrë për të marrë një pasaportë

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Studeniçani: Historikisht asnjë Front nuk ka humbur, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Gjyla Halili