Lidhur me situatën e fundit të krijuar në vend, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dhënë një opinion rreth aspekteve të sigurisë.
“Çdo dyshim për rrolin pozitiv të KFOR-it në Kosovë, është për keqardhje”, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
KFOR-i, nën komandën e NATO-s, me Lufta nuk lojë shahu të luhet nga fillimi sa herë nuk të pëlqen rezultatimandat të OKB-së nga 10 Qershori 1999, kujdeset për paqen dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës. Kohë pas kohe, për qëllime politike, amatorët e artit luftarak, Ushtrinë e Kosovës, duan ta barazojnë me KFOR-in. Është po kjo ushtri e NATO-s e cila për 78 ditë i bombardoi caqet ushtarake serbe.
Çdo dyshim për rrolin pozitiv të KFOR-it në Kosovë, është për keqardhje. Misioni parësor i tyre, është të pengojë çdo armiqësi dhe kërcënim ndaj Kosovës, të krijojë dhe të mbajë ambient të sigurt për të gjithë qytetarët.
Nëse dikujt i ka mbetur merak lufta me Serbinë dhe do tash të luaj me zjarr, e ka gabim. Hashim Thaçi e ka ditur se çka do të thotë të ketë ushtarë në vendin ku KFOR-i dhe Policia e kanë rrolin kryesor. Këtë nuk e lejojnë ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të bëhemi shtet me ushtri.
Lufta nuk është lojë shahu të luhet nga fillimi sa herë nuk të pëlqen rezultati.
https://www.facebook.com/share/p/19RfHof2su/?mibextid=WC7FNe