AKTUALE

Përdhosja e flamurit kombëtar, BDI kërkon dorëheqje nga krerët e MPB-së

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon dorëheqjen e parevokueshme dhe të menjëhershme nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendësi i tij, Astrit Iseni. Nëse nuk e bëjnë këtë, integristët paralajmërojnë interpelancë në Kuvend ndaj dyshes, Toshkovski – Iseni.
Sipas BDI-së, policia është fajtorë dhe nxitës i të gjitha incidenteve përfshirë këtu edhe djegijen e flamujve.

Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi thotë se policia po vepron me standarde të dyfishta, duke arrestuar shqiptarët e duke lënë të lirë të gjithë ata që përdhosën flamurin kombëtarë shqiptar, përfshirë këtu edhe policin në Kumanovë.

“Kur flamuri kombëtar shqiptar digjet dhe provokimi ndaj shqiptarëve kalon pa asnjë ndëshkim ndërsa dhuna policore ndaj një manifestimi tradicional paqëdashës, ndëshkon vetëm shqiptarët bëhet e qartë që kemi të bëjmë me qasje të qëllimshme për të poshtëruar dhe nënçmuar një komunitet të tërë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve, BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të ministrit dhe zv.ministrit të punëve të brendshme” – tha Bajram Rexhepi.

Për zëvendëskryeministrin, Izet Mexhiti nuk vijnë në shprehje fare dorëheqjet e kërkuara nga BDI-ja. Thotë se Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme janë duke punuar për të zbardhur rastet pa bërë asnjë dallim dhe për këtë edhe siguron.

Paralajmëron masa edhe për policin që përdhosi flamurin në Kumanovë por edhe për ata që djegën flamurin shqiptarë në Prilep.

Sipas Mexhitit, djemt shqiptar që janë arrestuar nga policia e që kanë shkaktuar disa incidente në qytet, janë të nxitur nga BDI-ja për të bërë këto veprime,

“Do të kenë përgjegjësi të gjithë ata të cilët kanë shkelur qoftë flamurin shtetërorë qoftë flamurin kombëtar. Ashtu siç është vepruar ndaj atyre që e kanë shkelur shtetërorë, njëjtë pra në prilep veprohet edhe me ato që e kanë shkelur flamurin kombëtarë shqiptar poashtu kemi kërkuar që të ngritet masë disiplinore dhe të merren masa për përgjegjësi edhe për policin në kumanovë” – tha Mexhiti.

Integristët po edhe Mexhiti kishin një të përbashkët të dy palët kërkuan që qytetarët të jenë të qetë dhe të mos bijen pre e provokimeve.

Ndryshe, dorëheqjen e Toshkovskit e kanë kërkuar edhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë por edhe “Levica”.

Related posts

Ekskluzive për Klan Maqedoni: Dr. Paul Williams konfirmon që po përgatit platformën e legjitimitetit ndëretnik për Maqedoninë e veriut

Gjyla Halili

Abdixhiku: Si parti e qendrës së djathtë, besojmë në lirinë ekonomike të gruas

Gjyla Halili

Gratë e VV-së i presin në konak gratë e VLEN-it, synohet rritja e përfaqësimit të grave

Gjyla Halili