Moti sot në mëngjes do të jetë me mjegull dhe vranësira të ulëta në lugina. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në male borë. Gjatë natës reshjet e shiut do të kalojnë në borë në disa nga zonat më të larta. Në mëngjes do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore, ndërsa nga mesdita dhe gjatë gjithë natës përgjatë Vardarit do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të jenë në interval nga zero deri në gjashtë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga gjashtë deri në 12 gradë.
Në Shkup, paradite do të mbajë mot me mjegull ose vranësira të ulëta. Gjatë ditës vranësira me reshje të kohëpaskohshme shiu. Pasdite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperaturat minimale do të ulen deri në tre, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në nëntë gradë.
Nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të ftohtë, nga nesër deri të hënën paradite do të mbajë mot kryesisht i vranët, me paraqitje të mjegullës dhe reshjeve të kohëpaskohshme të shiut ku në disa vende do të jenë të rrëmbyeshëm, veçanërisht në perëndim dhe jug (mbi 50 l/m2). Në zonat malore reshjet do të jenë me borë, ndërsa të shtunën në vendet më të larta dhe në disa vende më të ulëta me reshje të shiut dhe borës. Në male do të krijohet mbulesë e konsiderueshme e borës, veçanërisht ditën e shtunë në pjesët perëndimore do të krijohet mbulesë e borës edhe në disa vende më të ulëta.