AKTUALE

Nikollë Camaj uron 28 Nëntorin: Jam i kënaqur me përparimin e përshpejtuar të Shqipërisë

Banner

Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, qytetarëve të Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve anë e mbanë botës, u uroj 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shtetit shqiptar dhe Ditën e Flamurit tonë Kombëtar.
Që nga Vlora dhe viti 1912, kur shqiptarët edhe në mënyrë deklaratative u bashkuan me familjen e kombeve të lira të Evropës, vazhdojmë të qëndrojmë pranë parimeve, vlerave dhe qëllimeve që u kanë hije kombeve të lashta.
Si shqiptar, jam veçanërisht i kënaqur me përparimin e përshpejtuar të Republikës së Shqipërisë dhe për hapat e saj demokratik drejt Evropës dhe botës.
Duke u bërë anëtare e plotë e NATO-s, që nga viti 2009 dhe me fitimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, Republika e Shqipërisë po dëshmohet se është një partner i besueshëm dhe një fqinj i mirë, për shtetet përrreth.
Jam i sigurt se edhe në të ardhmën, me politika të përgjegjshme, Shqipëria dhe shqiptarët e rajonit do të vazhdojnë të jenë faktor stabiliteti.
Edhe ne në Malin e Zi, si pjesë e pandashme e trungut kombëtar, por pakicë autoktone në Malin e Zi, kemi kultivuar të njëjtat vlera duke kontribuar për të mirën e vendit ku jetojmë, gjithnjë duke mos harruar rrënjët tona.
Ajo që këtë vit ia shton madhështinë Festës sonë kombëtare, është edhe vendosja e shtatores së Gjergj Kastriotit-Skendërbeut në sheshin që mban emrin e Tij, në Tuz, në Qendrën e Malësisë së Madhe, mu përball Bratilës legjendare, ku u ngrit flamuri kombëtar, për herë të parë pas vdekjes së kryeheroit tonë.
Mirë se na vjen në këtë cep të Shqiptarisë o Ati i kombit!
Gëzuar malësorë, Gëzuar shqiptarë kudo që jeni!

Banner

Related posts

Dua Lipa shkëlqen me fustan transparent në premierën e filmit “Barbie”

admin

Kryebashkiaku i New York-ut Eric Adams takoi bizneset shqiptare në “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” way

admin

Një gjyshe hyn në librin Guiness, dhuroi gjak për 60 vjet rradhë

admin