AKTUALE

Fillkov paralajmëron arrestimin e ish ushtarëve të UÇK-së: Flet arrestet e Serbisë vlejnë!

Banner

Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov thotë se është keqkuptuar deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski në Kosovë në lidhje me ish-ushtarët e UÇK-së, që kërkohen me fletë arrestim nga INTERPOL-i, me kërkesë të Serbisë, përcjell TV21. Filkov thotë se këto fletë arreste vlejnë ende në Maqedoninë e Veriut.

Gazetarja: Në Kosovë kryeministrin e pyetën nëse luftëtarët e UÇK-së, që kërkohen me fletë arrestime ndërkombëtarë, të nënshkruar nga ana e Serbisë përmes INTERPOL, janë të mirëseardhur në Maqedoni. Kryeministri tha se janë të mirëseardhur, sepse nuk i kanë thyer ligjet e Maqedonisë, ndërsa kërkohen me fletë arresti nga INTERPOL. Ju si ministër i Drejtësisë, si e komentoni deklaratën e tij?

“Më falni, unë të kundërtën nga ju e mendoj. Atë që e tha kryeministri atje nuk ka të bëjë me atë që ne të mbledhim çfarëdolloj kriminelësh, por ka të bëjë me zbatimin e drejtësisë dhe ligjeve. Në pjesën tjetër të komentit tuaj, nuk do të ndërhyja”, tha Filkov.

Gazetarja: Të ndërlidhem me pyetjen. Nëse ata persona vijnë në Maqedoninë e Veriut, a do të vlejnë flet arrestimet e INTERPOL?

“Unë mendoj se edhe deri tani, vlejnë”, shtoi Filkov./tv21.

Banner

Related posts

Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Gjyla Halili

“Na sinjalizuan për një ndërtesë 4-katëshe në Malatya”, mjeku shqiptar: Si e nxorëm nga rrënojat një fëmijë 4 vjeç

admin

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Gjyla Halili