AKTUALE

BFI merr pjesë në Samitin Botëror të Hallallit

Stamboll, [27 Nëntor 2024] – Drejtori i Agjencisë për Standardin Hallall, Driton Dikena dhe Drejtori për Diasporën pranë Bashkësisë Fetare Islame (BFI) Mafiz ef. Rustemi, po merrin pjesë në Samitin Botëror të Hallallit, një ngjarje prestigjioze e organizuar nga SMIIC (Instituti i Standardeve dhe Metrologjisë për Vendet Islame) nën patronazhin e Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoğan.

Në këtë samit, që ka mbledhur përfaqësues të lartë nga mbarë bota, u diskutua rëndësia e standardit hallall, një sektor në rritje të vazhdueshme, me një qarkullim vjetor që tashmë ka arritur në gjashtë trilionë dollarë. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për bashkëpunim të shtuar mes vendeve islame dhe për avancimin e strategjive që mbështesin zhvillimin e tregut hallall.

Ngjarja përfshiu gjithashtu një panair ndërkombëtar ku kompanitë nga shtete të ndryshme prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre.
Panairi u shoqërua me seanca shkencore ku ekspertë dhe drejtues të industrisë ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre mbi përmirësimin e standardeve dhe zgjerimin e këtij sektori global.

Delegacioni i BFI-së zhvilloi një sërë takimesh me drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të hallallit nga rajone dhe shtete të ndryshme. Në këto takime, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë për të promovuar më tej standardet hallall dhe për të garantuar cilësi dhe transparencë në tregjet globale.

Samiti Botëror i Hallallit është konsideruar një platformë kyçe për promovimin e industrisë hallall dhe për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve anëtare të SMIIC dhe komunitetit ndërkombëtar.

Banner

Related posts

Kurti: Jemi duke bërë çdo gjë që policët të lirohen sa më shpejtë

admin

Ahmed Qazimi: Bajram Rexhepi është ndër të paktët që i njeh në thelb problemet e qytetit dhe ka vizion për një Tetovë moderne

Gjyla Halili

Kolona në kufi RMV-Kosovë, BDI: përpjekje për të zbatuar ndikimin e “botës serbe”, që tashmë ka kapluar këtë qeveri

Gjyla Halili