AKTUALE

Ilas Veseli: Me sukses e përmbyllëm promovimin e Shtegut të Biçikletave në Kanjonin e Matkës

Sot, me sukses e përmbyllëm promovimin e Shtegut të Biçikletave në Kanjonin e Matkës, pjesë e projektit “Saraj dhe Lebanë së bashku për turizmin e gjelbër – Green Tour”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar.

Në këtë ngjarje, kryetari i komunës, z.Ilas Veseli ishte i shoqëruar nga z. Ben Nupnau, Zëvendës Ambasador i Delegacionit të BE-së, z. Fexhri Selami nga ZIP Institute dhe përfaqësues të organizatave, klubeve alpiniste dhe partnerë të tjerë të rëndësishëm.

Ky projekt ka përmirësuar infrastrukturën turistike të rajonit tonë me:

◼️Shtigje për biçikleta dhe ecje,🚲

◼️Pastrim të deponive ilegale,

◼️Instalime të reja si terminale turistike dhe pavijone për pushim, dhe

◼️Investime për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e turizmit të qëndrueshëm.

Sëbashku me gjithë partnerët që kontribuan në këtë projekt arritëm të realizojm këtë nismë. Matka tani është më e gatshme se kurrë për të mirëpritur turistët nga vendi dhe rajoni.

#GreenTour #EcoTourism #Matka #EUSupport #SustainableDevelopment

Related posts

Gjithandej mbështetje masovike për Blerim Bexhetin

Gjyla Halili

Revizioni ka konstatuar parregullsi në punën financiare të Klinikës së Neurologjisë

Gjyla Halili

BDI KA PRANUAR REALITETIN, OPOZITARIZMI NUK ËSHTË I LEHTË

Gjyla Halili