AKTUALE

112 VJETORI I PAVARËSISË, VATRA TELEGRAM URIMI PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË SHKËLQËSISË SË TIJ Z.BAJRAM BEGAJ

I nderuar President i Republikës së Shqipërisë z. Bajram Begaj,

Të nderuar përfaqësues të qeverisë, ambasadorë, bashkatdhetarë, motra e vëllezër,

Kam nderin dhe privilegjin t’ju dërgoj urimet e mia dhe të gjithë Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA për ditën e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë. Pak ditë më parë VATRA e festoi 112 vjetorin e krijimit të Shqipërisë. Me atë rast urimet vinin nga Shqipëria drejt Amerikës, ashtu siç vijnë sot përgëzimet nga Amerika në Shqipëri.

Dhe nuk ka si të jetë ndryshe. Vatranët nga Amerika dhe atdhetarët ane e mbanë punuan për ndërgjegjësimin kombëtar që çoi në arritjen e pavarësisë. Si pasardhësit e tyre, ne sot çmojmë jo vetëm ëndrrën e tyre për liri por edhe vizionin e largpamësinë e tyre.

VATRA vërtet u formua në Amerikë por ajo është gjithmonë pjesë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve. Formimi i VATRËS vërtet i parapriu shpalljes së pavarësisë por VATRA i takon historisë sonë aq sa edhe të ardhmes sonë të përbashkët.

VATRA është Federata më e vjetër e shqiptarëve sot në Amerikë dhe në mbarë botën. Ajo është krenare për rrugën e saj dhe e bindur dhe e ndërgjegjshme për misionin e saj fisnik për të ardhmen.

I nderuar President Begaj, me përulje përpara atyre që e bënë të mundur pavarësinë dhe e vetëdijshme për përgjegjësinë ndaj atyre që do të vijnë pas nesh, ju uroj:

Gëzuar 112 vjetorin e Pavarësisë!
Zoti e Bekoftë Shqipërinë!
Zoti e Bekoftë Amerikën!

Me gëzim të veçantë dhe respekt

Kryetari i Federatës Vatra
Dr. Elmi Berisha

Related posts

Hekurudhat e Maqedonisë shënojnë 151 vjetorin e themelimit

Gjyla Halili

LSDM: Masat dhanë efekt, inflacioni është ulur në 3 për qind

Gjyla Halili

Listat e kombinuara të BDI-së e vetme apo në koalicion, kush janë emrat për deputetë?!

Gjyla Halili