AKTUALE

Myftiu i Tetovës Xhemaili mer pjesë në Ekspozitën e parë me piktura nga një Mekteb xhamie në Tetovë

Për herë të parë, Xhamia e lagjes Drenovec në Tetovë, në muzeun e sapo hapur “Rafi Halili” nën organizimin e imamit Luftim ef. Deari dhe nxënësve të mektebit, u mbajt një ekspozitë pikturash me tematikë kombëtare, për nder të Festës së Flamurit.

Në këtë ngjarje mori pjesë myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili mbajti një fjalim duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla dhe vazhdimësinë e tyre. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Nazmi Dauti, udhëheqës i Sektorit për Veprimtari Publike, i cili foli mbi lidhjen e pandashme midis fesë dhe kombit.

Në përfundim, nxënësit dhuruan piktura të punuara prej tyre për Myftiun, Drejtorin dhe Imamin.

Banner

Related posts

Kasami: Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj, të fal vetëm ato persona që e meritojnë

Gjyla Halili

BDI: Një javë dhune institucionale kundër shqiptarëve – shtatë ditë që do lënë pasoja për vite

Gjyla Halili

Ilas Veseli: Me sukses e përmbyllëm promovimin e Shtegut të Biçikletave në Kanjonin e Matkës

Gjyla Halili