Me rastin e vënies së gurthemelit të Qendrës së Biznesit “Drenasi 2”, ku mori pjesë kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci theksoi se komuna e Drenasit ofron të gjitha mundësitë për të zhvilluar biznes, me lehtësime maksimale.Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:Me rastin e vendosjes së gurthemelit për Qendrën e Biznesit “Drenasi 2”, ku priten të bëhen mbi 7 milion euro investime për infrastrukturë për 50 biznese, mbajta këtë fjalë rasti:Shumë i nderuari Kryeministër, z. Albin Kurti,
E nderuara Ministre, zonja Rozeta Hajdari,
I nderuari drejtori i KIESA, z. Zef Dedaj,
Të nderuar përfaqësues të bizneseve të Parkut “Drenasi 1”,
Të nderuar anëtarë të Kabinetit tim, asamblistë të Kuvendit të Drenasit, zyrtar të Ministrisë,
Zonja e zotërinj,Jam i lumtur që sot këtu, në emër të qytetarëve të komunës së Drenasit, marrë pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e Parkut të Përgjithshëm këtu në Zonën kadastrale të Sankocit e që jemi mësuar ta quajmë Korroticë e lartë.Jam i lumtur sepse, Parku i Biznesit “Drenasi 2”, po ndërtohet në kohën kur të rinjtë tanë po kërkojnë të ardhme jashtë komunës tonë dhe jashtë Kosovës,Jam i lumtur se komuna e Drenasit, po rikonfirmohet si zemra e Kosovës, komunë që ofron të gjitha mundësitë për të zhvilluar biznes, me lehtësime maksimale.Këto 36.5 hektarë tokë që përmban “Drenasi 2” do të ofrojnë mundësi të reja për investitorët vendorë e ndërkombëtarë. Nga Qeveria nga viti 2020, kam kërkuar shpronësim edhe të 25 hektarëve tokë në këtë zonë e cila është me kërkesa të mëdha për biznes.Në këtë vit kalendarik, ne si komunë, kemi pranuar 16 kërkesa të rëndësishme nga kompanitë vendore e ndërkombëtare për prona që duan të zhvillojnë veprimtari ekonomike. Këto investime planifikohet të jenë mbi 40 milion euro me mbi 1.000 vende pune. Për këtë kemi sfida, por, shpresoj se do t’ia dalim.I nderuari Kryeministër,Është dëshmuar se iniciativat private i kanë dhënë hov zhvillimit të ekonomisë dhe shtetit, ndërsa si pushtet lokal jam në shërbim të ndërmarrësisë për të ngritur mirëqenien e qytetarëve tanë.Sot është ditë e shënuar për komunën e Drenasit dhe Kosovës, dhe ky gurthemel, le të shërbejë si ogur i gatishmërisë tonë në shërbim të zhvillimit të vendit, Republikës tonë, si detyrim ndaj gjeneratave që u flijuan me idealet për një Kosovë të zhvilluar, ku sundon ligji dhe barazia para ligjit.Në këtë vend të mrekullueshëm, ngjitur me Parkun e Biznesit Drenasi 2, këtu në anën e majtë, shpresoj së shpejti të hedhim edhe një gurthemel për mbamendje, gurthemelin për Stadiumin nacional.Përgëzoj Ministren Hajdari e cila me vendosmëri ka çuar përpara këtë projekt, si dhe Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, drejtorin e saj, Zef Dedajn.Qytetarët tashmë po e shohin në vepër përkushtimin e përbashkët shumë vjeçar i cili më në fund po realizohet.Urime, gëzuar!
Ju faleminderit!https://www.facebook.com/share/p/18GpK65upg/?mibextid=WC7FNe