Në Manastir,
Fjalim i mbajtur, më 22 Nëntor 2015, në nderim të 107 vjetorit të Kongresit Historik, të Alfabetit të Gjuhës Shqipe!
I nderuar zv/Kryeministër i Maqedonisë z.Musa Xhaferi!
Të nderuara personalitete të shkencës, kulturës dhe politikës shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe vise të tjera shqiptare!
Zonja dhe zotrinjë!
Të nderuar të pranishëm!
Para 24 viteve, në muajt qershor dhe shtator të vitit 1991, me shokët e bashkeveprimtarët e mi, tani heronj të kombit, të pavdekshmit Xhavit Haziri,Ahmet Haxhiu dhe Arif Seferi, duke shkuar në Shqipëri,atëherë ishim ilegal, kemi kaluar nëpër këtë qytet themel të kulturës mbarëshqiptare, në mision zyrtar, luftarak e çlirimtar të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës,kurse sot jam shumë i nderuar që më është dhënë rasti e nderimi historik,që të mbajë një fjalë rasti këtu në Manastir në djepin e lindjës së alfabetit të gjuhës shqipe!
Kanë kaluar vite e do të kalojnë edhe shkekuj e mijëvjeqarë,por historia po dëshmon se populli shqiptar dhe gjuha jonë shqipe do të jenë të pavdeksheme përgjithmonë!
Nga historia saktë, nuk mbajmë mend se kur kemi filluar të flasim shqip,por ashtu sikur e dijemë tani të gjithë,vetëm pas vendimit në shtëpinë historike të këtij për shqiptarët,kemi filluar të shkruajmë shqip!
Motra dhe vëllezër!
Pa ABAZI-n, pra pa këto shkronja të këtij emri të madh e të lavdishëm,por edhe pa shumë emra të shokëve e të veprimtarëve të tjerë të lëvizjes politike ilegale atdhetare patriotike e të luftës titanike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, nuk do të ishte e mundur, që në këtë kohë të nderohej këtu në djepin e lindjës e të tempullit të shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe!
Me shumë stoicizëm e heroizëm është qëndruar, por edhe shumë është luftuar, për të shkruar me shkronjat e këtij alfabeti, që për fatin tonë të madh,doli nga ky vend i shenjtë e i shtrenjtë për ne shqiptarët!
Pra këto shkronja të këtij emri, janë vulë nderi në ballin e nderit të ngjarjeve të mdha lavdie të popullit shqiptar e të kongresit historik të shkronjave shqipe!
Të nderuar të pranishëm!
Personazhet,patriotët, atdhetaret, burrat e mëdhenj të kombit, ata që i hodhën këtu themelet e shkronjave shqipe si: Gjergj Fishta,Ndre Mjeda,Luigj Gurakuqi,Hilë Mosi,Bajo Topulli,Mihail Grameno,Shahin Kolonja e shumë të tjerë,ishin,janë e do të mbeten figura legjendare historike,të dashura e të admiruara përgjithmonë te populli e te shkenca jonë shqiptare, por edhe te ajo përparimtare botërore!
Në ato kohë të turbullta të Atdheut tonë,përcaktimi për alfabetin latin,ndërkohë kur Atdheu vazhdonte të rënkonte nën thundrrën e pushtuesve barbarë turq, ishte jo vetëm përcaktim patriotik e atdhetar, por edhe fitore historike!
Rreshtimi pro-evropian e pro-botës së civilizuar e demokratike atëherë,na bën të ndjehemi krenarë e të lumtur sot, dhe të mburremi përgjithmonë!
Alfabeti ynë dëshmon se të parët tanë, e dinin se vendi ynë ishte evropian,prandaj përcaktimi në atë kohë për alfabetin shqip më shkronja latine, ishte vendim vendimtar përmes të cilit u dëshmua se jemi pjesë përparimtare e botës demokratike euroatlantike!
Kjo ngjarje që padyshim se është kryevlerë,na bëri të ecim me hapat e parë drejt një drite që na shpuri në komunikimin tonë edhe me anë të letrave shqipe!
Jetë të gjatë popullit shqiptar dhe shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe që lindën këtu në Manastir!
Ftoj drejtorin e Muzeut të Alfabetit,të vijë ta marrë këtë emër të shtrenjtë e të shenjtë për shqiptarët,që është pseudonimi i udhëheqësit të popullit shqiptar, kryetarit tuaj, shokut e mikut tone, Ali Ahmeti!
Faleminderit!
Ismet Sylejmani,
Maqedoni/Manastir, 22 Nëntor 2015!