AKTUALE

U mbajt takimi i 15-të i Grupit Punues Sektorial për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale

Banner

Optimizimi i rrjetit të shkollave dhe përmirësimi i kushteve infrastrukturore, futja e punës me një ndërrim dhe qëndrimi i zgjatur për nxënësit, programe mësimore të reja dhe tekstet shkollore, digjitalizimi, si dhe sigurimi i pagave më të larta për mësimdhënësit janë ndër prioritetet kyçe në të cilat aktualisht është e fokusuar Ministria e Arsimit dhe Arsimit dhe Shkencës. Këtë e theksoi Elena Ivanovska, sekretar shtetëror në MASH në takimin e sotëm të 15-të të Grupit Punues Sektorial për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale, ku diskutoi për aktivitetet drejt realizimit të qëllimeve të Axhendës Reformuese 2025-2027.
Aktualisht po realizojmë 36 investime kapitale dhe rreth 40 sanime më të vogla në objektet shkollore. Këtu do të ndërlidhem edhe për procesin e optimizimit të rrjetit shkollor, të cilën e zbatojmë së bashku me UNICEF-in, Bankën Botërore dhe vetëqeverisjet lokale, me qëllim të shfrytëzimit racional të burimeve materiale dhe njerëzore në dispozicion”, tha Ivanovska.

Gjithashtu theksoi se MASH angazhohet për futjen e mësimit me një ndërrim në të gjitha shkollat, sepse është dëshmuar se ka efekte pozitive, ndërsa udhëheqësia e re ka intencë që përmes qëndrimit të zgjatur, me më shumë aktivitete mësimore dhe jashtë-mësimore, t’u munëdsohet nxënësve të kalojnë më shumë kohë në shkollë, sepse siç tha Janevska, fëmijët e moshës 15 vjeçare në Maqedoni kanë 900 orë më pak se mesatarja evropiane.

Prioritet është edhe avansimi i rregullores ligjore, për më shumë të drejta dhe mundësi për nxënësit dhe studentët të maqedonisë, por edhe për ndërtimin e mjedisit paqësor dhe harmonik në të cilën nuk do të ketë vend për dhunë dhe diskriminim mbi asnjë bazë. Gjashtë zgjidhje ligjore kaluan filtrin publik, ndërsa po aq draft-versione të ligjeve të tjera shumë shpejt do të jepen për diskutim publik”, informoi Ivanovska.

Pagat e mësimdhënësve të shkollave do të rriten me 60% në katër vitet e ardhshme, ndërsa profesorët në arsimin e lartë do të marrin paga 30% më të larta nga viti i ardhshëm.

Ivanovska tha se filloi reforma thelbësore në arsimin e mesëm-gjimnazin, ndërsa arsimi i mesëm profesional në mënyrë shtesë do të përforcohet me themelimin e 8 qendrave rajonale për arsim dhe trajnim profesional, 5 prej të cilave tanimë janë formuar. Ajo gjithashtu theksoi se është duke u intensifikuar edhe procesi i dixhitalizimit të arsimit dhe procedurat për realizimin e të drejtave në këtë fushë.

Duke iu falënderuar të gjithë ata të cilët ndihmojnë në përpjekjet për sistem arsimor më cilësor, Ivanovska tha se pret që bashkëpunimi i mirë me institucionet tjera, por edhe me sektorin civil të vazhdojë, në interes të progresit të përgjithshëm të vendit.
Në mbledhjen e Grupit Punues Sektorial për Arsim, Punësim dhe Politikë Sociale, e cila u mbajt në Qeveri, përveç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, morën pjesë edhe përfaqësues të disa organizatave qytetare.

Banner

Related posts

Murtezani: Sistemin e drejtësisë që ndërtoi BDI-ja i dogji të gjallë qytetarët dhe mbuloi korrupsionin

Gjyla Halili

“As ajo gjysma e Aleancës”, Mexhiti: Jemi bashkuar në kohë të vështirë, nuk është mirë të ndahemi në kohë stabile

Gjyla Halili

Moti me vranësira të ndryshueshme dhe me diell, temperatura deri në 27 gradë

Gjyla Halili