AKTUALE

Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mbajë seancë urgjente për shkak të kolapsit të transportit publik

Banner

Kryetari i Këshillit të Shkupit, Trajko Sllaveski për sot në ora 18 ka caktuar seancë urgjente të jashtëzakonshme, në të cilën duhet të debatohet për mosfunksionimin e transportit publik në qytet, pasi që autobusët e NQP-së kanë ndërprerë qarkullimin për shkak të mungesës së karburantit.

Mosfunksionimi i ndërmarrjeve publike në kompetencë të Qytetit të Shkupit, i angazhuar për sigurimin e shërbimeve vitale të qyetarëlve, ka arritur kulmin. Këshilli i Qytetit të Shkupit më 21 nëntor, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me fillim në ora 18:00. Këshilli, në kuadër të kompetencave, është i gatshëm përmes debatit konstruktiv të miratojë konkluzione me të cilat do të kërkojë nga kompetentët, para se gjithash nga kryetarja Arsovska dhe drejtorët, urgjent ta normalizojnë transportin publik në territorin e Qytetit të Shkupit dhe ta ngrisin nivelin e higjienës”, ka shkruar Sllavski në rrjetet sociale.

Thirrje të seancëns pr problemet me transportin publik ka kërkuar edhe LSDM-ja opozitare. Kryetari i kësaj partie, Venko Filipçe, përmes një deklarate paralajmëroi se gjendja në Shkup është alarmante dhe se qyteti është në krizë. Është iniciuar seancë urgjente e Këshillit të Qytetit të Shkupit për të gjetur masa konkrete për dalje nga kriza.

“Nëse pengohet edhe kjo tentativë për veprim të përbashkët, ne do ta rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në Këshill, sepse nuk do të jemi mbulesë për politikat e këqija që po e shkatërrojnë qytetin tonë”, tha Filipçe.

Transporti publik në kryeqytet që nga dje është reduktuar për shkak të mungesës së karburantit për autobusët e NQP Shkup.

Pej dje pasdite qarkullojnë vetëm 25 autobusë, ndësa të tjerët janë të parkuar në autobazat e NQP “Shkup” në Autokomandë dhe Gjorqe Petrov.

Banner

Related posts

Ndodhitë në BDI, Zymberi: “Ja jep bukën, ta then kupën”

admin

Bajram Rexhepi viziton tregun tradicional të së enjtes në Tetovë

Gjyla Halili

Sot seancë e Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

admin