AKTUALE

BDI-ja uron Shekerinskën pasi u emërua zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s: Ajo është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar Radmilla Shekerinskën, pasi kjo e fundit dje u emërua zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s.

“Ky është një sukses i madh jo vetëm për znj. Shekerinska, por edhe për Maqedoninë e Veriut, e cila përmes këtij emërimi tregon përkushtimin e saj ndaj vlerave dhe standardeve euroatlantike. Si parti që gjithmonë ka mbështetur integrimin euroatlantik të vendit tonë, ne e vlerësojmë këtë arritje si një njohje të rëndësishme për përpjekjet e përbashkëta të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Znj. Shekerinska është një shembull i shkëlqyer i profesionalizmit dhe përkushtimit, dhe jemi të bindur se ajo do ta përfaqësojë denjësisht vendin tonë në këtë detyrë të lartë”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Banner

Related posts

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Azizi i reagon Kreshnik Bekteshit: U paska zgju nga gjumi “privrzoki i Angjushevit”

Gjyla Halili

Këlliçi: Nëse mbron shqiptarët e Maqedonisë – shkarkohesh, nëse i quan idiotë bën karrierë

Gjyla Halili

Blerim Bexheti siguron përkrahje nga ambasadat për fëmijët me nevoja të veçanta

admin