AKTUALE

Fronti Europian thirrje Prishtinës dhe Tiranës: Kujdes, vendimet e Qeverisë së RMV po shkelin të drejtat e shqiptarëve

Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prishtinë e komentuan edhe nga Fronti Europian nga ku thanë se Edhe më herët qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë mbajtur mbledhje të përbashkëta dhe të gjitha marrëveshjet të cilat janë nënshkruar janë ratifikuar. Deputetja Rina Ajdari tha se i kanë bërë thirrje Prishtinës dhe Tiranës që me vëmendje të ndjekin zhvillimet në Maqedoninë E veriut, sepse siç shtoi me vendimet e Qeverisë po shkelen të drejtat e shqiptarëve.

“Ashtu siç e keni dëgjuar pak ditë më parë edhe deklaratën publike të z.Ahmeti, eksponentëve të FE dhe BDI. Iu kemi bërë thirrje Prishtinës dhe Tiranës zyrtare të ndjekin me shumë vëmendje zhvillimet politike në vend në veçanti në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve si komunitet i dytë shumicë në vend dhe komuniteteve tjera në vend, sepse po shohin se vendimet e Qeverisë, po shkelen të drejtat e shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla në vend”, tha Rina Hajdari – deputete e BDI-së.

Banner

Related posts

Ambasadorja amerikane Ageler sot takon dhe uron kryeparlamentarin Gashi

Gjyla Halili

Hoti: Miliona euro më shumë për librat, imagjinoni si do kishin reaguar këta mashtrues sikur kjo të ndodhte në qeveritë paraprake

admin

Arsovska e kërcënon kryeministrin pas arrestimit të drejtorit të Komunales: Micko, brenda një viti do të ikësh nga Maqedonia

Gjyla Halili