AKTUALE

Ligji i gjuhës shqipe/ Osmani Albin Kurtit: E turpshme dhe antishqiptare deklarata juaj

Ish ministri i Jashtëm Bujar Osmani ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.
Sipas Bujar Osmanit deklarata e Kurtit është e turpshme dhe anti shqiptare pasi gjuha shqipe është gjuhë zyrtare dhe e garantuar me kushtetutë dhe ligj.
“Preskonferencë e turpshme dhe antishqiptare.
Gjuha shqipe është zyrtare dhe e garantuar me kushtetutë dhe ligj” ka shkruar Osmani

Nga ana tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në pres-konferencë për media pas mbledhjes së përbashkët mes dy Qeverive foli edhe për ligjin për gjuhën shqipe.

Kurti tha se pret vendim të drejtë nga Gjykata Kushtetuese. Mes tjerash potencoi se në Maqedoninë e Veriut nuk ka ligj për gjuhën shqipe, por siç shtoi Kurti ka ligj për përdorimin e gjuhëve.

“Së pari me sa kam kuptuar unë, kjo është një çështje e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, pasi që tre dispozitat të ligjit për përdorimin e gjuhëve, janë dërguar në Komisionin e Venecias dhe këto tre dispozita paradoksalisht nuk janë zbatuar në të kaluarën. Tash i përket Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut që ta vlerësoi. Por duhet ta sqarojmë një gjë: Nuk ka në Maqedoninë e Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, dhe nuk ka pasur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20%, por ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, është ligj për përdorimin e gjuhëve. Kjo është e para. Në anën tjetër besoj që të gjithë duhet të presim për një vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese i cili nuk bën as përjashtime as diskriminim dhe i cili e respekton shumë gjuhësin që ekziston në RMV ku nuk e flasin e gjithë popullsia të njëjtën gjuhë. Ju e dini që në Kosovë, ndonse shqiptarë janë rreth 93%, 4% i kemi serb, edhe serbishtja është gjuhë zyrtare. Por në Maqedoninë e Veriut nuk mund të thuhet që na paska qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Related posts

Votojnë të sëmurët dhe personat e pafuqishëm në Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër

Gjyla Halili

Drejtori i ri i Lotarisë Shtetërore Klimovski ka marrë 140.000 euro si konsulent nga partneri privat i Lotarisë

Gjyla Halili

DUKE DËGJUAR FJALIMIN E UDHËHEQËSIT ALI AHMETI NË STUBËLL

Gjyla Halili