AKTUALE

Fatmir Dehari vlerëson lartë dorëheqjen e Muhamed Sejdinit: Akt i përgjegjshmërisë dhe lidershipit të lartë

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka vlerësuar lart dorëheqjen e Muhamed Sejdinit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, duke e quajtur akt i përgjegjshmërisë dhe lidershipit të lartë.
Dehari ka shkruar se “falë vizionit dhe përkushtimit tuaj, futbolli ynë ka fituar respekt dhe përparim të madh. Vendimi juaj tregon guxim dhe pjekuri”.
Postimi i kryetarit Dehari:
Dorëheqja e z. Muhamed Sejdini (Meti) si Kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut është një akt i përgjegjshmërisë dhe lidershipit të lartë.
Gjatë mandatit të tij, ai ka sjellë sukses dhe zhvillim të dukshëm në futbollin tonë, duke ngritur standardet dhe duke përfaqësuar me dinjitet vendin tonë.
Falë vizionit dhe përkushtimit tuaj, futbolli ynë ka fituar respekt dhe përparim të madh. Vendimi juaj tregon guxim dhe pjekuri.
Meti, faleminderit për vizionin dhe përkushtimin tuaj të palodhur. Jemi të bindur se kontributi juaj nuk përfundon këtu dhe do të vazhdoni të jepni mbështetje për të mirën e sportit dhe shoqërisë tonë. Suksese në rrugëtimin e ardhshëm!

Related posts

Arrestohet ish-ministri i Bujqësisë dhe ish-drejtori i “Agro-Berza”

Gjyla Halili

Vdekja e Papa Françeskut, Ahmeti: Mesazhet e tij për bashkëjetesë mbeten trashëgimi frymëzuese për miljona njerëz

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Dollneni: Fronti Europian i fortë si çelik, më 8 maj thellojmë fitoren me numrin 4

Gjyla Halili