AKTUALE

Regjim i posaçëm i trafikut për shkak të garës së atletikës natën

Banner

SPB Shkup i njofton qytetarët e Shkupit se sot me fillim në orën 16:00, për shkak të mbajtjes së garës ndërkombëtare të atletikës natën “13 Nëntori”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut, me ç’rast komunikacioni do të realizohet nëpër rrugët e afërta.

Ngjarja do të zhvillohet në këtë itinerar: nga porta “Maqedonia”, përmes sheshit “Maqedonia”, përgjatë rrugës “Nikolla Vapcarov”, në të djathtë përgjatë rrugës “Dimitrie Çupovski”, deri në kryqëzimin me rrugën “Dame Gruev”, gjysmërreth prapa përgjatë së njëjtës rrugë, në vazhdim përgjatë rrugës “11 Tetori” deri në kryqëzimin me bulevardin “Koço Racin”, në një gjysmërreth prapa përgjatë së njëjtës rrugë, djathtas përgjatë rrugës “Filipi II i Maqedonisë”, majtas përgjatë rrugës hyrëse të QTQ dhe djathtas në fund te porta “Maqedonia” në Shkup.

SPB Shkup apelon qytetarët t’i respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët ku do të zhvillohet ngjarja, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Banner

Related posts

Miratohet Programi i ndërhyrjes për mbështetje në bujqësi për vitin 2024

Gjyla Halili

NDAHET NGA JETA ISH ZËVENDËS-SEKRETARI I PËRGJITHSHËM I KUVENDIT TË RMV-SË, NEXHBEDIN IBRAIMI NGA FSHATI DROGOMISHT I MADH I KËRÇOVËS

Gjyla Halili

Mexhiti në Prishtinë: Jemi në takime intensive me Taravarin

Gjyla Halili