AKTUALE

SEMINAR TRAJNUES “JETA HALLALL NË KOHËN MODERNE”

Në Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit në Universitetin e Tetovës u mbajt seminari me temë: “Jeta hallall në kohën moderne”, organizuar në bashkëpunim me Bashkësinë Fetare Islame të RMV-së, Myftinia Tetovë dhe Agjencinë për Hallall Standard.

Në hapje, Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver Xhemaili, theksoi rëndësinë e trajtimit të konceptit hallall nga këndvështrimet fetare dhe shkencore, duke përfshirë çdo aspekt të jetës. Dekani i FTUU-së, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, vlerësoi rolin e ekspertëve të ushqimit për zbatimin e standardeve hallall, duke respektuar bazat fetare.

Kryetari i BFI-së, Reisul Ulema H.Hfz. Shaqir Fetahu, nënvizoi rëndësinë e ndërthurjes së fesë me dijen dhe angazhimin për çertifikimin ndërkombëtar të Agjencisë Hallall. Ligjëruesit e pranishëm trajtuan tema nga më të ndryshmet të cilat kishin ndërthurje me seminarin në fjalë, si: Çertifikimin hallall, ushqimin e pastër, sigurinë ushqimore dhe moralin në jetën hallall, hallalli dhe harami sipas urtësive islame e të tjera, ndërsa gjithashtu u promovua edhe katalogu Hallall për herë të parë në vendin tonë.

Vlen të theksohet se në këtë seminar trajnues morrën pjesë biznese të ndryshme nga Tetova, studentë të UT-së kryesisht nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Fakulteti i Shkencave Islame, nxënës nga Medreseja Isa Beu dhe mysafirë të tjerë të cilën krejt në fund u pasuruan me Çertifikata nga organizuesit.

Shpresojmë që seminare të tilla të vazhdojnë të organizohen, duke pasur parasysh rëndësinë dhe ndikimin e tyre pozitiv në shoqëri.

Banner

Related posts

REL: Katër përfundimet që u nxorën nga rrëmuja në Zyrën Ovale

Gjyla Halili

Përse janë kaq të veçantë? Ç’duhet të dish për Peshqit, shenjën më ëndërrimtare të horoskopit!

Gjyla Halili

Kandidatët në komuna “mollë sherri” për përçarje brenda VLEN-it?

Gjyla Halili