AKTUALE

Aksionet e MPB-së dhe akuzat e opozitës! LSDM: Në vend të profesionalizmit zbatohet partizimi i institucioneve

Banner

Gjatë një aksioni policor në rajonin e Komunës Aerodrom, Njësia e policisë intervenuese bashkë me njësinë anti-drogë, nga ora 23.20 të së premtes e deri në 03.50 këtë mëngjes, kanë arrestuar 12 persona për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike.

Sic njofton MPB-ja, të ndaluarit janë nga Shkupi, Manastiri, Kumanova, Prilepi, Velesi e Tetova.

Policia e Shkupit ndërkohë ka njoftuar se ka zbardhur dy sulme me thika në Shkup ku ishin lënduar dy të mitur, kurse për nesër njoftohet se nga ora 16.00 do të ketë regjim të posacëm trafiku për shkak të mbajtjes së garës ndërkombëtare të vrapimit të natës “13 Nëntori”.

Nga ana tjetër, LSDM-ja vazhdon me akuza se Qeveria Mickoski vazhdon të shkarkojë dhe të largojë nga puna njerëz që kanë qenë në pozita në MPB, sic thonë, kur VMRO-DPMNE-ja ishte në opozitë. Socialdemokratët përmendin se nga ana tjetër truproja e Mickoskit që sulmoi një polic, është liruar nga përgjegjësia nga Ministri Toshkovski dhe I është ndërprerë procedura disiplinore.

“Këto janë dy standarde të këtij pushteti i cili në vend të profesionalizmit zbaton partizim brutal të institucioneve dhe të shërbimeve të sigurisë për qëllime partiake. Kjo paraqet edhe shembull klasik për diskriminim që krahas në MPB po ndodh edhe në institucione tjera”, thonë nga LSDM.

LSDM-ja fton Komisionin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, sic thonë, të veprojë kundër këtyre rasteve në MPB, por edhe për rastet tjera nëpër institucione të ndryshme.

Banner

Related posts

Mexhiti: Askush nuk do të jetë mbi ligjin, nuk ka rrezik për tensione të reja ndëretnike

Gjyla Halili

Muhamet Ametit i bashkohet Kumanova, pritet edhe Struga

Gjyla Halili

NË SHËNIM TË THEMELIMIT TË UÇK-së NGA LPK-së ME GJAKUN E LIRISË

Gjyla Halili