AKTUALE

Maqedonia të hënën do të mbajë mbledhjen e parë ndërqeveritrare me Qeverinë e Kosovës

Dy ditë para mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Kosovës që do të mbahet në Prishtinë zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti, zbuloi pikat kryesore të cilat do të diskutohen në këtë mbledhje: rregullimi i sistemit të kufijve ‘One Stop Shop’ në Bllacë dhe Jazhincë, bashkëpunimi në fushën e energjetikës si dhe projekti për rrugën Tetovë Prizren.

“Pika e parë do të jetë rregullimi i sistemit në kufijtë Bllacë dhe Jazhincë, Shkup-Tetovë, që janë pika tejet të rëndësishme për lëvizjen e qytetarëve për këto dy shtete, me sistemit më të ri One Stop Shop, që dukshëm do e lehtëson qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Është i njëjti, identik me sistemin që e ka Kosova dhe Shqipëria. Pika e dytë ka të bëjë me bashkëpunimi në sferën e energjetikës për ta ndihmuar shtetet, njëri tjetrin kur kanë nevojë, ndërsa pika e tretë sërish lidhet me rrugët, pra është rruga Tetovë -Prizren, ku ministrat duhet ti formojnë grupet e punës të reja”, tha Izet Mexhiti, zv/kryeministër i parë.
Në intervistë për RTK, zv.kryeministri i parë Mexhiti foli edhe për integrimin evropian. Ai tha se vendi ka humbur hapin drejt BE-së si pasojë e keqqeverisjes 8 vjeçare, të atyre që sot janë në opozitë. Mexhiti edhe një herë iu përgjigj liderit të opozitës shqiptare Ali Ahmetit duke thënë se gjuha shqipe nuk po cenohet, por po avancohet.

“Këto janë dështime pikërisht të z.Ahmeti të punëve gjysmake që i ka lënë z.Ahmeti, që i ka problematizu në Komisionin e Venecias ministrat e tij. Mendimet negative për balancuesin janë me shkrim të ministrave të tij, po mundohet të krijoj një precesion të gabueshëm. Edhe pse decentralizimi është shtyllë e marrëveshjes së Ohrit e rëndësishme. Për balancuesin, për gjuhën shqipe, për çështje tjera, mendoj se mjaftueshëm elaborova që nuk cenohen, por po avancohen. Nëse ka pas mekanizëm tash po punojmë për të pasur ligj të posaçëm për përfaqësim adekuat të shqiptarëve në administratë”, shtoi Izet Mexhiti, zv/kryeministër i parë.

Mexhiti foli edhe për të arriturat e koalicionit VLEN si pjesë e qeverisë. Ai tha se në 100 ditët e para të qeverisë janë zbatuar projekte të cilat janë në favor të shqiptarëve, me theks të veçantë ndarjen e gjysmë miliardë euro për projektet komunale, 30% prej të cilave për Komunat me shumicë shqiptare. Ai tha gjithashtu se Qeveria i ka shpallur luftë të pakompromis korrupsionit duke përmendur edhe luftën që po bëjnë ndaj reduktimit të kazinove./Alsat.mk

Related posts

Faton Ahmeti nga Çairi: Ali Ahmeti plagë të hapura e punë të papërfunduara kurrë nuk ka lënë pas

admin

Ministri Mexhiti për shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë: Ky është vetëm fillimi, do e shihni…

admin

Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell si dhe me reshje të dobëta lokale shiu

Gjyla Halili