AKTUALE

Mickoski: Nuk e di nëse është i mundur përparim në integrimet evropiane deri në fund të vitit, por do të bëjmë çmos të gjejmë zgjidhje

Nuk e di a është e mundur të bëhet ndonjë përparim, në integrimet evropiane deri në fund të vitit, por e di se do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që të përpiqemi çështjen tonë ta paraqesim ashtu siç është, para të gjitha autoriteteve botërore. Ndryshime kushtetuese sigurisht nuk planifikojmë, thotë kryeministri Hristian Mickoski.

“Kjo sigurisht nuk është planifikuar. Nuk e di nëse është e mundur të arrijmë ndonjë përparim, por e di që ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që të përpiqemi ta paraqesim çështjen tonë ashtu siç është, para të gjitha autoriteteve botërore. Dhe këtë e bëmë në periudhën e kaluar. A do të ketë ndonjë përparim – nuk e di, a do të ketë ndryshim në qëndrimin tonë – nuk do të ketë. Sepse qëndrimi ynë është i bazuar në parime dhe argumente dhe këtë e kemi thënë të paktën njëqind herë deri më tani. Nëse ka vullnet ka edhe mënyrë. Kjo nuk varet vetëm nga ne. Për vallëzim duhen dy persona, ndonjëherë ndoshta edhe më shumë, por në këtë rast duhet të kemi dikë me të cilin të flasim. Ne jemi të gatshëm, ne e paraqesim qëndrimin tonë kudo dhe do të vazhdojmë ta paraqesim dhe nuk kemi dëgjuar argumente të kundërta për argumentet tona. Nuk ka më argument – kaq, merre ose lëre, nuk është më, tani kemi qëndrim tjetër. Tani qëndrimi është të gjejmë zgjidhje. A do të arrijmë përparim për një muaj – dy, gjashtë muaj, nuk e di, a do të japim gjithçka nga vetja – do të japim”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve se sa reale janë pritjet për një lloj lëvizjeje drejt integrimeve evropiane deri në fund të vitit, për shkak të zhvillimeve aktuale në Bullgari me dështimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit apo planifikohen ndryshime kushtetuese.

Ai paralajmëroi se në dhjetor dy herë do të qëndrojë në Bruksel, ku do të mundet përsëri të bisedojë për çështjen tonë lidhur me zhbllokimin e integrimeve evropiane.

“Në fillim të dhjetorit do të ketë bisedë dypalëshe tet a tet me Koshtën, pas çka do të marrë pjesë me të në darkë me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Në fund të dhjetorit ka samit BE- Ballkani Perëndimor në të cilin do të marrin pjesë kancelari Shollc, presidenti francez Emanuel Makron dhe autoritete të tjera nga BE-ja. Dhe do të luftojmë, nuk do të rrimë duarkryq ose të tundim flamurin e bardhë, siç ishte deri më tani. Do të luftojmë dhe e rëndësishme është që të fitojmë, dhe mendoj se nga humbjet që i pësuam gjatë shtete viteve të kaluara gradualisht ngadalë po dalim nga ajo letargji dhe fillojmë të fitojmë, pak, por fitojmë, ai është plani ynë, ajo është agjenda jonë”, tha Mickoski pas pjesëmarrjes në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e SHFK “Aco Shopov” në lagjen Radishan, Komuna e Butelit.

Related posts

Vitin e kaluar 1992 maqedonas kanë marrë pasaportë bullgare, por sa është numri i shqiptarëve?

admin

Rexhepi : Se beteja e Frontit për Europë është me VMRO-në e dëshmon paniku i Mickovskit se ai e di se ska shaka me BDI-në

Gjyla Halili

Osmani në Forumin e Antalisë: Kosova edhe në kohë lufte ka zgjedhur paqen dhe diplomacinë

Gjyla Halili