AKTUALE

Mexhiti: Maqedonia e Veriut humbi hapin drejt BE-së si pasojë e keqqeverisjes 8 vjeçare

Banner

Në një intervistë eksluzive për RTK, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti ka uruar Shqipërinë për hapat e suksesshme drejt anëtarësimit në BE, ndërsa ka akuzuar qeverinë e kaluar për keqqeverisje kështu duke e humbur hapin me Shqipërinë.

E para na vjen mirë që ka lëviz Shqipëria, e dyta uroj që së shpejti edhe Maqedonia e Veriut ti bashkangjitet në këtë rrugë. Ngecja e Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim është si rezultat i keqqeverisjes në tetë vitet e kaluara të atyre që sot janë pjesë e opozitës”, deklaroi Mexhiti.

Po ashtu sipas Mexhitit një ndër kushtet kryesore që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së është futja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës së RMV-së, por edhe reformat në gjyqësi dhe zbatim i rekomandimeve tjera të komunitetit ndërkombëtar, për të cilat qeveria aktuale po përpiqet që ti zbatojë.

Ai deklaroi se prioritet i kësaj qeverie mbetet rruga drejt Bashkimit Evropian.

Banner

Related posts

Dega e Besës në Tetovë ndez fuqishëm motorët për zgjedhjet e dyfishta

Gjyla Halili

Nata e Kadrit, gjithçka që duhet të dini për momentin më të rëndësishëm gjatë muajit të Ramazanit

Gjyla Halili

Fillon me punë grupi për gjyqësor, Filipçe: Afati i fundit është deri në qershor, por ende nuk ka asnjë ligj

Gjyla Halili