AKTUALE

Qeveritë në Paris dhe Berlin mbeten pa para!

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri francez Michel Barnier aktualisht po përballen me probleme të ngjashme: ata duan të veprojnë politikisht, por nuk mund të marrin (më) para nga parlamenti për këtë.

Asambleja Kombëtare në Paris të martën hodhi poshtë me shumicë dërrmuese pjesën e parë të planit të buxhetit për vitin 2025, që ka të bëjë me të ardhurat.

Blloku qeveritar dhe deputetët e krahut të djathtë e hodhën poshtë propozimin me 392 vota kundër, ndërsa pro ishin 192. Ishte rezultat i një debati dyjavor në të cilin aleanca e majtë, e cila përfaqëson bllokun më të madh politik në parlament, e përshtati propozimin e qeverisë me ndryshime në përputhje me interesat e saj.

Ato përfshinin në draft një taksë mbi pasurinë e miliarderëve, një taksë mbi super dividendat e korporatave të mëdha, një taksë për kompanitë multinacionale dhe një taksë më të lartë për kompanitë digjitale, si dhe një taksë të re për motoçikletat veçanërisht të zhurmshme. Nga ana tjetër, deputetët hodhën taksën më të lartë për ngrohëset elektrike dhe gazin – e planifikuar nga qeveria.

Gjermania dhe Franca: me apo pa buxhet?

Buxheti i shtetit përfaqëson programin e qeverisë të shprehur në shifra. Pikërisht në kohë të trazuara, Berlinit dhe Parisit i mungojnë buxhetet. Ndërsa Michel Barnier, pavarësisht humbjes së tij në votim, ende mund të shpresojë për një buxhet të rregullt për vitin 2025, qeveria aktuale e pakicës në Berlin nuk e ka më atë mundësi. Më e shumta që mund të miratohej me mbështetjen e opozitës para shpërbërjes së Bundestagut është ribalancimi i buxhetit për vitin 2024.
Ky ribalancim u bë i nevojshëm sepse qeverisë i mungojnë fondet për këtë vit: për kosto shtesë prej 3.7 miliardë euro për asistencë sociale për qytetarët dhe më shumë se dhjetë miliardë euro për investime shtesë në burimet e rinovueshme të energjisë. Deri në fund të vitit, qeveria duhet të gjejë paratë ose të vendosë një ngrirje të shpenzimeve buxhetore.

Related posts

Mëngjesi më i ftohtë në Berovë, pasdite priten reshje shiu

admin

Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe

Gjyla Halili

KONFERENCË SHKENCORE “DR. REXHEP BOJA PRIJËS, VIZIONARË DHE BURRËSHTETAS I SHQUAR”

Gjyla Halili