AKTUALE

Ali Ahmeti: Vrapçishti dhe mbarë populli shqiptar do ta mbroj gjuhën shqipe që me gjak e sakrificë është fituar.

Kryetari Ali Ahmeti nga Vrapçishti porositi: Vrapçishti dhe mbarë populli shqiptar do ta mbroj gjuhën shqipe që me gjak e sakrificë është fituar. Shqiptarët nuk do ta tolerojnë këtë.

Sonte në mbledhjen me popullin të organizuar nga Dega e BDI-së në Vrapçishtë u nënvizua se partitë politike shqiptare, të gjitha pa përjashtim, e kanë për obligim për të mbrojtur gjuhën shqipe, pasi kjo çështje i tangon të gjithë. Shfuqizimi i përkatësisë etnike, duke u udhëhequr nga një menatalitet që nuk sjellë asgjë të mirë, largimi padrejtësisht i shqiptarëve nga institucionet, zhbërja e të arriturave në të gjitha fushat, drejtësia selektive janë të papranueshme absolutisht.

Iu bëjmë thirrje humbësve të zgjedhjeve të mos i legjitimojnë politikat e dëmshme, që na kthejnë mbrapa dhe nxisin përkeqësim qenësor të marrdhënieve ndëretnike. Le t’i braktisin institucionet, mos të bëhen pjesë e turpit.

Banner

Related posts

Arsovska e kërcënon kryeministrin pas arrestimit të drejtorit të Komunales: Micko, brenda një viti do të ikësh nga Maqedonia

Gjyla Halili

Vendim për Themelimin e Këshillit Organizues për Shënimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Gjyla Halili

“Nuk jam ndarë me Taravarin” – Ziadin Sela: Ai vepron me direktiva!

Gjyla Halili