Kryetari i komunës së Sarajit, Ilas Veseli, ka dhënë sqarim për opinion se ministri Izet Mexhiti ka dëmtuar projektin e rrugës së Llaskarcës, me vonesat skandaloze katërmujore.
“Me këtë veprim ministria përkatëse dhe Izet Mexhiti ka dëmtuar banorët e vendbanimit Llaskarcë, duke pamundësuar sigurimin e mjeteve për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçante për banorët e këtij vendbanimi”, ka shkruar Veseli.
Sqarimi i Ilas Veselit:
Sqarim për opinionin
Të nderuar banorë të Komunës së Sarajit,
Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë të udhëhequr nga Izet Mexhiti ju deshën gati 4 muaj për të dhënë një pëlqim për projketin e rrugës së vendbanimit Llaskarcë. Edhe pse komuna e Sarajit ka aplikuar me kohë dhe sipas afateve ligjore, ministria përkatëse u desht të jep pëlqim për projektin në fjalë deri më së voni me datë 19.07.2024. Respektivisht, pas shumë urgjencave nga ana e komunës, ministria ka dhënë pëlqimin e shumë pritur me datë 07.11.2024, 4 muaj më vonë nga afati i paraparë me ligj.
Me këtë vonesë dhe mos dhënie në kohë të pëlqimit nga Ministria e mjedisit dhe planikimit hapësinorë dhe Izet Mexhitit, komuna e Sarajit nuk arriti të kompletoj dokumentacionin për projektin në fjalë dhe të fitoj mbështetje finansiare nga thirrja e fundit e qeverisë drejtuar komunave.
Me këtë veprim ministria përkatëse dhe Izet Mexhiti ka dëmtuar banorët e vendbanimit Llaskarcë, duke pamundësuar sigurimin e mjeteve për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçante për banorët e këtij vendbanimi.