AKTUALE

VLEN: BDI-në si ndotësit më të mëdhenj i larguam nga mjedisi, tani radhën e kanë grimcat pm10!

BDI, partia që për dy dekada mbajti peng jetën e qytetarëve si rezultat
i paaftësisë dhe korrupsionit të saj, sot guxon të kritikojë dhe me
hipokrizi të paraqitet si mbrojtëse e mjedisit jetësor. Kjo parti që
drejtonte institucionet shtetërore dhe kërcënonte të ardhmen e
qytetarëve tanë, tani flet për “veprime urgjente” dhe “kujdesin për
shëndetin”.
Por pyetja është – ku ishin ata 20 vitet e fundit? Atëherë a nuk ishte
koha për veprime të menjëhershme dhe kujdes shëndetësor? Atëherë për
çfarë ishte koha? Për kazinotë, për qendrat tregtare?
Derisa ata ishin në pushtet, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe
Planifikimit Hapësinor disa herë menaxhohej nga kuadro të BDI-së. Për 12
vjet. Çfarë bënë ata? Ata lanë deponi në Tetovë, Kërçovë, Strugë – bomba
të vërteta ekologjike që ndotin ajrin, ujin dhe tokën edhe sot. Kjo
është trashëgimia e tyre – ndotja, neglizhenca dhe korrupsioni. Ata lanë
deponitë në të gjithë vendin. Ata nuk zgjidhën një çështje të vetme të
rëndësishme të mbrojtjes së mjedisit.
BDI-së nuk janë kujdesur për qytetarët as si pushtet e as tani si
opozitë. Reagimi i tyre nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje e lirë
për manipulim dhe defokusim nga përgjegjësia e tyre. Ndryshe, Qeveria
dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, nën
udhëheqjen e Izet Mexhitit, tashmë janë duke ndërmarrë hapa konkretë për
zgjidhjen e problemeve të kamotshme të lëna nga BDI.
Ndërsa ishte në pushtet BDI promovoi një agjendë qesharake të gjelbër.
Ali Ahmeti dhe Artan Grubi të japin një përgjigje se ku janë frytet e
agjendës së tyre të gjelbër. Kush përfitoi nga agjenda e tyre e gjelbër?
BDI ka drejtuar Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
nga viti 2011 deri në vitin 2023. Janë 12 vite të tëra. Nga 12 vitet e
tyre rezultatet janë zero dhe nuk janë të krahasueshme me të gjitha ato
që janë ndëmarrë në vetëm 5 muajt tanë.
Në një kohë kur spitalet po mbushen me qytetarë që vuajnë nga efektet e
ndotjes, qeveria po punon për të forcuar monitorimin e cilësisë së ajrit
dhe do të investojë në zgjidhje për energji të pastër. Derisa BDI krijoi
deponitë, sot ato po pastrohen dhe mbyllen dhe po punohet në projekte
për zbatimin e sistemeve moderne të menaxhimit të mbeturinave.
BDI nuk ka legjitimitet të flasë për mjedisin, sepse 20 vitet e tyre në
pushtet kanë dëshmuar të kundërtën. Qytetarët e dinë se kush është
përgjegjës për krizën që trashëguam, por e dinë edhe kush po punon tani
për zgjidhje reale.
Kujdesi për shëndetin e qytetarëve është prioritet i kësaj Qeverie dhe
ata që lanë kaos, deponitë dhe korrupsionin do të mbajnë përgjegjësi për
veprimet e tyre – para qytetarëve dhe historisë.

Related posts

Gërvalla: Fjalimi i Vuçiqit në OKB është shkelje e dakordimit të arritur në Bruksel

admin

Takim Murtezani dhe Hasani – përforcimi i stabilitetit rajonal përmes qasjes së përbashkët në trajtimin e sfidave nga agjenda evropiane

Gjyla Halili

Gjykata civile SHKUP vendos: Qani Nesimi është myfti i Tetovës

Gjyla Halili