AKTUALE

BDI: Nafije Selmani dhe Afrona Verzivolli nga Vredi janë kandidatë partiak në kundërshtim me ligjin për media, ndërkombëtarët janë alarmuar

Banner

Bashkimi Demokratik për Integrim denoncon vijimin shqetësues të mendësisë së partizimit të institucioneve të pavarura nga ana e partnerëve koalicionues në qeverinë pa legjitimitet etnik.

Kandidatët për anëtarë në Këshillin e Agjencisë për Media, Nafije Selmani dhe Afrona Verzivolli, gënjyen deputetët, qytetarët dhe mediat gjatë debatit të djeshëm në komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime.

Nafije Selmani dhe Afrina Verzivoli janë anëtarë të partive politike në koalicionin Vlen, kanë qenë kandidat për deputetë, këshilltar komunal, kanë marrë pjesë në mbledhje të organeve partiake dhe kanë qenë të propozuar në pozita nga po ato parti.

Është e turpshme, e pa skrupulltë, të gënjehët i gjithë opinioni pa ju dridhur qerpiku.

Me çfar kredibiliteti do të ushtroni detyrat e juaja kur gënjeni botërisht dhe theni ligjin gjatë zgjedhjes tuaj?

Partizimi i këshillit të prokurorëve nga Vredi vijon të zbatohet edhe në agjencionin për media.

Deputetët janë para sprovës, a do të partizojnë trupat rregullator dhe të pavarur shtetëror a po do të mbrojnë kredibilitetin e institucioneve dhe kuvendit duke e zbatuar ligjin.

Banner

Related posts

Mexhiti: Nuk shoh asnjë logjik për zgjedhje të parakohshme parlamentare, së shpejti do kemi mbi 80 deputetë

Gjyla Halili

SPAK sekuestron apartamentin e ish-kreut të Bashkisë Lushnjë

Gjyla Halili

Prokuroria ngre akuza për keqpërdorime në Teatrin e Tetovës

Gjyla Halili