AKTUALE

Mexhiti: Gjuha është elementi kyç i identitetit kombëtar

Banner

Shkup 14.11.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti mori pjesë në Konferencën Shkencore “Gjuha dhe Etnia”, të organizuar nga Agjencia e Zbatimit të Gjuhës.

Mexhiti gjatë paraqitjes së tij para studiuesve, akademikëve, gjuhëtarëve, dhe studentëve, theksoi rëndësinë e gjuhës si element kyç në formimin e identitetit kombëtar, duke e lidhur këtë ngushtë me historinë dhe kulturën e popullit shqiptar.

‘Pavarësisht ndryshimeve të kohës dhe sfidave të globalizimit, gjuha është një nga faktorët më të fuqishëm që bashkon shqiptarët dhe mbron trashëgiminë kulturore’’, tha Mexhiti duke shtuar se në shoqëritë shumëgjuhësore, politikat gjuhësore të shtetit janë determinuese për funksionalitetin e këtyre shoqërive.

‘Si Zëvendës Kryeministër i Parë, ndjej për obligim të përsëris edhe njëherë se ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka për detyrë të vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjeve dhe akteve tjera dhe të garantojë zbatimin e Kushtetutës, ajo nuk ka mandat të lëshohet as në diskutime, e aq më pak në vendimmarrje politike, dhe sidomos kur është fjala për ligje dhe akte tjera juridike të cilat e garantojnë bashkëjetesën multietnike dhe frymën e bashkëjetesës në Rеpublik së Maqedonisë së Veriut, prandaj po e përsëris: në asnjë vend të botës nuk ndodh që të drejtat e fituara të cënohen ose abrogohen, sepse është cilësi e demokracive të mirëfillta që të drejtat të avancojnë në vazhdimësi, jo të shkurtohen, cënohen, ose mohohen’, tha Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i Parë Mexhiti vlerësoi Nëntorin si muaj të festave.

Banner

Related posts

A do të ketë ethe në Qeveri nga “teshtima” e Izet Mexhitit ?

admin

Selami: Hapja e shtabit në Këshillin 28 Nëntori: Do jem zëri i Gazibabës në qytetin e Shkupit

Gjyla Halili

Ky është drejtor i ardhshëm i Klinikës për kirurgji të fëmijëve?!

admin