AKTUALE

Inspektorati i Zbatimit të Gjuhës doemos duhet të aktivizohet me gjobitje!

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve kanë filluar me punë edhe dy institucione të posaçme që do të kujdesen për zbatimin e ligjit në terren. Agjencia e Zbatimit të Gjuhës dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, që nga kjo kuptohet se një institucion jep ndihmë në zbatimin, ndërkaq Inspektorati inspekton zbatimin në praktikë aty ku konstaton shkelje të këtij ligji ka mekanizma ndëshkues varësisht rastit apo nivelit të shkeljes. Dyja institucionet udhëhiqen nga shqiptarët, kuadro të VLEN, që tani duhet të dëshmojnë se vërtetë janë të interesuar për zbatimin e këtij ligji ashtu siç i ka hije, shkruan Zhurnal.

Zbatimi i shqipes, Idrizi paralajmëron inspektime –

Drejtori i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, Arsim Idrizi në intervistën për Alsat e komentoi deklaratën e ministrit të Administratës Goran Minçev, i cili tha se komunikatat do të vazhdojë t’i dërgojë në maqedonisht, por nëse dikush kërkon do t’i përkthejë.

Sipas Idrizit, kjo megjithatë nuk është çështje dëshire, por është çështje obligimi. Në lidhje me Ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve, e cila e ka fshirë përdorimin e shqipes prej kur ka ardhur në krye të saj Ivan Stoillkoviq tha se pret që ta tejkalojnë problemin teknik. Idrizi, paralajmëroi inspektime në periudhën e ardhshme.

“Do të thotë, kjo nuk është nëse do apo nuk do, mirëpo ligji e obligon që të gjitha kumtesat, shkresat, memorandumet të jenë në dy gjuhë. Në çdo komunikim. A e ka shkelur ligjin zotëri Minçev? Unë mendoj se është një deklaratë e ngutshme”. A do të garantoni se do të inspektoni në këto dy ministri? Absolutisht po, jo vetëm këto, por në secilin institucion shtetëror të cilët janë të obliguar me Ligjin për Përdorimin e Gjuhës ta respektojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve ta respektojnë gjuhën shqipe edhe gjuhët tjera, ne do të inspektojmë”, deklaroi Arsim Idrizi, drejtor i Inspektoratit për Zbatimin e Gjuhëve.
Shkelje të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve shpesh është konstatuar edhe në Komunën e Gazi Babës ku qytetarët shqiptarë kanë rezultuar më shumë se 20% sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, 2021.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal pati kontaktuar edhe drejtorin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizin, i cili tha se kjo çështje do të rregullohet me doemos sepse edhe ashtu është lënë zvarrë nga paraardhësi im. Secili kryetar e drejtor pavarësisht cilit subjekt apo etni i takon do të ndëshkohet sipas predispozitave ligjore. Pra, sipas Idrizit përballë ligjit të gjithë jemi të barabartë e si të tillë duhet të trajtohemi.

“Kam shqyrtuar dokumentacionet dhe kam vërejtur që nga paraardhësi im është ndërmarrë vetëm masa të mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme që ndërlidhen vetëm me faqen zyrtare të komunës. Por, që kam konstatuar që është e pamjaftueshme për ta zgjidhur problemin në tërësi. Prandaj, kam marrë vendim konkret që sa më parë të formohet grup i posaçëm që të jetë në vëzhgim pra flas për inspektim të rregullt në këtë komunë”, pati thënë Arsim Idrizi për Zhurnal, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.

Ai tutje shtoi se muajin që vjen do të dërgohet inspektim i rregullt nëse nuk janë bërë korrigjimet e duhura të parapara sipas aktvendimit të Inspektoratit i njëjti do të ndëshkohet sipas predispozitave të parapara ligjore. Pra, ndëshkim do të ketë porsa të konstatohen shkeljet.

“Kryetari Komunës së Gazi Babës është rast i rrallë edhe më i ndërlikuar për faktin se kjo komunë i nënshtrohet respektimit e zbatimit të plotë të ligjit pas rezultateve të regjistrimit të vitit 2022, prandaj është më delikata dhe u nevojiten kohë. Edhe pse ky kryetar e ka një aktvendim nga Inspektorati për ndryshimet që duhet t’i bëj, nëse nuk i përfundon deri në fund të vitit do të merren masa ndëshkuese. Pra, përsëris kësaj komune i është më dashtë më kohë prandaj nuk kemi vepruar menjëherë. Dhe, nën udhëheqjen time do të formohet inspektim i rregullt në këtë komunë për të evituar gjitha shkeljet e mundshme, si në tabela, vulë, aktet ligjore e gjithçka tjetër” ka përfunduar drejtori Idrizi për Zhurnal.

Se nuk zbatohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në përgjithësi e në veçanti që nuk respektohet gjuha shqipe në këtë komunë është lehtë e kuptueshme, në hyrje të komunës është tabela e vendosur vetëm në një gjuhë, atë maqedonase, pastaj një kërkim i thjesht në faqen e internetit vërehet se gjuha shqipe nuk është askund. E kjo gjë pritet të marrë fund edhe me masat ndëshkuese e vëzhguese të paralajmëruara nga drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi. Ligjet ekzistojnë sepse duhet të zbatohen në të kundërtën humbë kuptimi edhe i pushtet ligjvënës që kot sjellin ligje kur në praktikë të njëjtit shkelen e nuk zbatohen. /Zhurnal.mk

Related posts

Sot shënohet 9 Maj – Dita e Evropës

admin

MPB-ja vazhdon kontrollet në komunikacion, gjobiten 167 vozitës në Shkup

Gjyla Halili

Diaspora në New Work, i jep përkrahje të fuqishme “Forumit Shqiptar” në Malësi

admin