AKTUALE

Mot me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në male borë

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2), ndërsa në viset malore me borë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, përgjatë Vardarit madje e përforcuar kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 5 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup mot kryesisht vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura minimale do të ulet në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë Celsius.

Nesër do të mbajë mot i vranët me reshje të shiut që do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2). Të premten dhe deri mëngjesin e së shtunës do të ketë reshje të shiut të cilat në vise malore dhe në disa vende më të larta sidomos në zonat perëndimore të vendit do të jenë me borë dhe do të formohet sipërfaqe e borës. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriu, veçanërisht të premten. Gjatë fundjavës do të mbajë mot stabil me ulje të temperaturave gjatë mëngjesit.

Related posts

Rina Ajdari: Një vit i qeverisë së padrejtësisë

Gjyla Halili

Spalletti: “Kush thotë që Napoli është favorit ndaj Milanit në Champions nuk mer vesh nga futbolli…”

admin

Taravari i përgjigjet Fetait dhe Sulejmanit: Rruga e dinjitetit nuk kalon duke lënë partinë për një kolltuk ministri, ose për ambasador në Arabi

Gjyla Halili