AKTUALE

Fatmir Dehari nga Kërçova: Nëse preken apo diskutohen çështjet e të drejtave tona kombëtare, pavarsisht veshjes sime sot unë jam ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Banner

Delegacion i Bashkimit Demokratik për Integrim i udhëhequr nga Lideri Ali Ahmeti, sonte mbajti mbledhjen e radhës me popullin në Kërçovë.
Fjalë rasti mbajti i pari i Kërçovës, Kryetari i Komunës Fatmir Dehari, i cili pasi përshëndeti dhe falenderoi për pjesëmarje të gjithë të pranishmit, tha: ” I dashur Kryetar prezenca e sotme e qytetarëve të Kërçovës, është dhe një dëshmi shtes se në një mënyrë mua më dekocentroj konceptin e fjalimit tim, për tu kthyer dhe një her 22 vite pas, ku kjo prezencë masovike ka mbushur gjithnjë sallat e sheshet gjithkund ku e ka kërkuar nevoja”

Më tej Dehari falenderoi për punën dhe përkushtimin e gjithsecilit për 22 vite me radhë, ku jo më vonë se 6 muaj më parë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ju përgjigjen thirjes dhe dhanë mbështetjen masovike.

” Kërçova ka dëshmuar në 22 vite se kërçovarët të rij e pleq, burra dhe gra, dhe mërgimtarët në veçanti, se dinë me një kulturë të veçantë duke respektuar njëri tjetrin, të çojnë përpara shum procese dhe argumenti e puna e betejsës tonë politike do të jenë vetëm vepra dhe punë, do të jetë flamuri kombëtarë, do të jetë gjuha shqipe, do të jenë univerzitetet, do të jenë përmendoret, do të jenë të gjitha ata punë që ne kemi aritur së bashku ti ndërtojmë 22 vite me rradhë” -tha ndër të tjera Fatmir Dehari.

Këta punë e vepra tha Dehari që i përmenda më parë, janë fitorja jonë më e madhe e cila i ka rrënjët thellë te tri shkronjat e arta, prodhim i të cilës jemi të gjith ne, dhe janë këta të aritura e ajo është Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Banner

Related posts

Mexhiti: Lobi i kazinove ia ka marrë mendjen Ali Ahmetit

admin

Osmani në takimin Brdo-Brijuni: Interes strategjik që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat nga BE

admin

VLEN: Po sjellim modernizim, siguri dhe jetë më të mirë për çdo qytetar! Me ne, komunat tona po lulëzojnë

Gjyla Halili