AKTUALE

Ali Ahmeti nga Kërçova i dërgon porosi të re Hristijan Mickoskit!

Lideri i integristëve, Ali Ahmeti nga Kërçova i ka dërguar pyetje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoskit në lidhje me deklaratën e tij të fundit pas porosisë së Ahmetit për “gjuhën shqipe”, transmeton TV21.

Ahmeti pyeti Mickoskin se pse nuk i pyet ndërkombëtarët se pse janë të shqetësuar për situatën në Maqedoninë e Veriut, sepse siç tha kreu i integristëve, ata, “Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO” – kanë qenë “garantues dhe nënshkrues të dokumentit i cili po rrezikohet – Marrëveshjes së Ohrit”.

Unë e pyes publikisht zotëri Hristijan Mickoskin: “Pse është i shqetësuar komuniteti ndërkombëtar?”. Duhet ta pyes ai komunitetin ndërkombëtar. Pse është i shqetësuar?! Sepse komuniteti ndërkombëtar që ka emër dhe mbiemër quhet Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Ata janë garantues të Marrëveshjes së Ohrit, për këtë arsye komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar. Sepse po rrezikohet një dokument historik që ata kanë qenë lexues dhe garantues të atij dokumenti sepse kanë hedhur firmën në emër të Amerikës”, tha Ahmeti nga Kërçova.

Banner

Related posts

Bexheti për Ligjin e QMK-së: VLEN po hesht, pushteti po ikën nga duart!

Gjyla Halili

Siljanovska dhe Jakimovski e kundërshtojnë Osmanin për Srebrenicën

Gjyla Halili

LSDM: Qeveria nuk i do kompanitë vendore, në buxhetin për vitin 2025 ua ka shkurtuar mjetet financiare

Gjyla Halili