AKTUALE

Adem Avziu porosi Ali Ahmeti: Kryetar, në takimet me popullin të freskohen rreshtat e parë, këtë nuk e them unë, por çdo bashkëpartiak i yni

Ish-drejtori i Qendrës Turistike Kodra e Diellit, Adem Avziu nga radhët e BDI-së, nëpërmjet rrjetit social facebook i ka dërguar porosi kreut të integristëve Ali Ahmetit, përcjell TV21. Avziu në porosinë e tij thekson se në takimet me popullin duhet të freskohen rreshtat e parë. Avziu tutje potnecon se këtë nuk e thotë ai, por bashkëpartiakët.
“Mendoj që ka ardhur koha që të paktën në takimet me popullin të freskohen rreshtat e parë!

Kryetari bashkë me kryesinë e ngushtë, Sekretarin dhe Nënkryetarët e partisë, takimet i mbajnë me qëllim që të bashkëbisedojnë me popullin, ta dëgjojnë popullin, e jo t’i dëgjojnë ato individ të cilët i dëgjon që nga viti 2002.
Këtë nuk e them vetëm unë, por e thotë çdo bashkëpartiak i yni, e thotë çdo njëri të cilin e takojmë në përditshmërinë tonë, në kafene, në rrugë, në çdo takim. Këtë e thotë çdo anëtar i ri i familjes tonë të madhe që quhet BDI!

Nuk mund ta kuptoj se çka kanë ish-funksionarët, deputetët, funksionarët që nga viti 2002 e këndej që insistojnë me çdo kusht të ulen në rreshtat e parë gjatë takimeve me popullin më shumë sesa një qytetar i thjeshtë, një kryefamiljar apo një nënë ose motër e jona.
Sinqerisht nuk e kuptoj pse nuk ndihen rehat në rresht të tretë, në mes të popullit sepse në fakt ky është edhe qëllimi i Kryetarit, që të jemi pranë popullit dhe jo ta lëmë popullin pas shpine!

P.S Mund të thoni çfarë të doni, mund të më shani e paragjykoni, po kjo është e vërteta që e flasim çdo ditë, e e flisni edhe ju. Prandaj para se të shani e paragjykoni, ju lutem që të reflektojmë, t’i lëmë anash egot, teket, paranojat dhe paragjykimet dhe të punojmë për interesin e përgjithshëm e të gjithëve, e jo për interese dhe ego personale të disa individëve të caktuar”, ka shkruar Adem Avziu nga BDI.

Related posts

BDI: Opozita në Maqedoni të Veriut po shkakton destabilizim dhe huti në shërbim të Rusisë

Gjyla Halili

Zgjatet afati për subvencione për kulturat bujqësore

Gjyla Halili

Syrja Rashidi drejtor në Mepso, deputet i ri Remzi Mehmedi

admin