AKTUALE

Stoilkoviq: Në Ministrinë për MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE mungonin 40 mijë euro

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i marrëdhënieve ndërmjet bashkësive, Ivan Stoilkoviq, ka deklaruar në emisionin “Samo Vistina” në televizionin Kanal5 se në dikasterin të cilin ai tash e udhëheq asnjëherë nuk është bërë regjistrim i përgjithshëm.

Siç tha ai, në kasën e Ministrisë (më parë Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive) nga ku janë marrë para për të udhëtuar jashtë vendit, nuk është bërë asnjë regjistrim apo evidentim i mjeteve financiare dhe në të kanë munguar 40 mijë euro.

– Të gjitha problemet e konstatuara janë dokumentuar dhe i janë dorëzuar Policisë Financiare, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë Publike.

Më tej nuk është më puna ime, iu përgjigj një pyetjeje tjetër Stoilkoviq në emisionin “Samo Vistina” në televizionin “Kanal5”.

Stoilkoviq gjithashtu ka thënë se për 100 ditë punë “e ka kthyer në binar Ministrinë” dhe tani të gjithë të punësuarit vijnë në punë, për dallim nga dikur, ku askush nuk vinte në punë.

Ministri Stoilkoviq në Kanal5 gjithashtu ka thënë se detyra e Prokurorisë është të ndjekë penalisht krimin, kurse obligim i tij është që për të gjitha parregullsitë që ka gjetur, të njëjtat t’i dorëzoj bashkë me prova.

Me ish ministrinë për Sistemi Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive ka udhëhequr Artan Grubi, kuadër i BDI-së, i cili ishte edhe zëvendëskryeministri i parë në Qeveri.

Burimi: Kanal5

Related posts

Mexhiti me lajm bombastik për ADMINISTRATORËT: Nuk do të hakmerremi por që ditën e para do marrin vendime

Gjyla Halili

Brenda 10 ditësh vendimi për vitin shkollor, Shaqiri: Po analizohen të gjitha rrethanat

admin

Osmani: Fronti Europian është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha

Gjyla Halili