AKTUALE

LAMM njofton: Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga shteti

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se qarkullimi për në Ponikvë dhe fshatin Beli po zhvillohet pa probleme por vetëm në një korsi.
Kjo për arsye se nga ana e qytetarëve është bërë e ditur se në deponi do të lejohen vetëm veturat e ndërmarrjes komunale Vodovod nga Koçani, por jo edhe automjetet nga komunat tjera.

Derisa sipas LAMM-së në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore qarkullimi po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të lagështa.

“Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë qendrave të qyteteve është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Related posts

REISUL ULEMA MORI PJESË NË SEANCËN PËRMBYLLËSE TË KONFERENCĒ NË EDIRNE TË TURQISË

Gjyla Halili

Përbërja e KSHZ-së / Abdush Demiri kaloi filtrin e Komisionit Parlamentar

Gjyla Halili

Prokuroria dhe MPB nënshkruajnë protokoll bashkëpunimi

admin