AKTUALE

Rruga Kratovë – Probishtip e pakalueshme për kamionë për shkak të reshjeve të borës

Për shkak të reshjeve të dëborës, nga ora 07:00 është ndërprerë qarkullimi i mjeteve të rënda motorike në rrugën Kratovë – Probishtip, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndërkohë qarkullimi në pjesën tjetër të rrugëve shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. /MIA

Banner

Related posts

Fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni do të mbahet nga 18 prilli deri më 6 maj

Gjyla Halili

Sot takimi i Osmanit me liderët e partive

Gjyla Halili

Dedvukaj ka gjetur një portofol me 5 mijë euro dhe ia ka kthyer pronarit

admin